E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevojitet një masterplan për sektorin minerar

23/06/2009  Grantet japoneze

Në vijim të reformës rregullatore të qeverisë për lehtësimin e procedurave të marrjes së licencave minerare, ristrukturimit të institucioneve rregullatore dhe monitoruese dhe hartimit të ligjit të ri minerar, sipas ekspertëve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, shtrohet si domosdoshmëri nevoja për hartimin e një masterplani për zhvillimin e sektorit minerar, për shfrytëzimin e burimeve minerare në mënyrë racionale dhe sa më eficiente, në përputhje me standardet mjedisore dhe prioritetet rajonale të zhvillimit ekonomik të vendit. Ky masterplan, sipas ekspertëve, do të realizohet përmes grantit të ofruar nga qeveria japoneze, duke i hapur rrugën nxitjes së investimeve serioze në këtë sektor. Ekspertët theksojnë se si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një treg të konkurrueshëm në fushën e industrisë minerare dhe kryesisht duke iu përgjigjur tregut botëror në rritje të prodhimit të mineraleve, vitet e fundit ka një rritje të prodhimit për mineralet kryesore. Ky fakt tregon që promovimi i industrisë minerare duhet të bëhet duke u bazuar në një plan afatgjatë dhe me një strategji të qartë. Interesi i investitorëve të huaj për të marrë me koncesion objekte të mëdha në fushën e energjisë ka ardhur në rritje, njësoj si edhe për sektorin minerar, portual dhe hekurudhor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›