Vodafone Home, vjen risia e telefonisë dhe internetit në shtëpi
23/06/2009 Për herë të parë vjen në Shqipëri nga një kompani e telefonisë celulare
Duke filluar nga data 19 qershor 2009, Vodafone Albania hodhi për herë të parë në tregun shqiptar produktin më të ri të telefonisë dhe internetit në shtëpi, Vodafone Home, është një risi që tejkalon kufijtë e telefonisë së lëvizshme duke iu përgjigjur edhe më mirë nevojave për komunikim të konsumatorëve shqiptarë. Është hera e parë që një shërbim i tillë ofrohet nga një kompani telefoni celulare dhe ky është një hap shumë pozitiv drejt shtimit të opsioneve të komunikimit për të gjithë qytetarët shqiptarë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se arsyeja kryesore përse Vodafone Albania po ofron këtë shërbim është për të garantuar një shërbim telefonik të besueshëm dhe praktik për përdorim në shtëpi, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale të Shqipërisë. Vodafone garanton se duke vizituar dyqanet e saj në të gjithë Shqipërinë konsumatorët mund të marrin menjëherë një numër të ri Vodafone Home dhe të informohen mbi këtë shërbim, duke shmangur pritjen e gjatë dhe burokracitë e panevojshme. Vodafone Home ofron kosto të përballueshme nga ana e qytetarëve, dhe mund të instalohet në shtëpitë e konsumatorëve nga vetë ata, lehtësisht dhe pa asnjë kosto shtesë. Në fjalimin e mbajtur me rastin e prezantimit të këtij produkti për herë të parë në Shqipëri, Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Haris Broumidis, tha se ky produkt mund të gjendet në të gjithë dyqanet e Vodafone në mbarë Shqipërinë dhe se të gjitha familjet shqiptare në zonat urbane dhe rurale e kanë mundësinë e marrjes së tij. Z. Broumidis nënvizoi rëndësinë që ky shërbim ka për të lehtësuar komunikimin e qytetarëve shqiptarë dhe për t’ju ofruar atyre sa më shumë zgjidhje për nevojat e tyre të komunikimit. Ndërkohë që në godinën e veçantë, Vodafone Villa, me të cilën identifikohen dhjetëra dyqane të tjerë Vodafone nëpër të gjithë Shqipërinë mëson se shumë qytetarë po shprehin interes të veçantë për këtë produkt dhe shumë prej tyre zgjedhin të bëjnë të tyrin një numër Vodafone Home si dhe njërin prej aparateve “Sagem RL 302” ose “Jablocom GDP-04A”, të cilët ofrojnë veçori të përparuara dhe kombinojnë kapacitetet e aparateve celularë dhe telefonave tradicionalë të shtëpisë. Marrja e shërbimit Vodafone Home bëhet shumë shpejt, me një instalim të thjeshtë pa pasur nevojë për ndihmën e askujt dhe për më tepër pa paguar asnjë tarifë instalimi.
Përparësitë e Vodafone Home
Mes tyre veçohen thirrjet me kosto të ulët drejt numrave fiks duke filluar nga 4.17 lek për minutë (pa TVSH), shërbim interneti i lehtë për t’u përdorur, shërbim SMS, sekretari telefonike, identifikim të thirrjeve hyrëse, transferim thirrjesh, bllokim thirrjesh, informacion të menjëhershëm mbi gjendjen e llogarisë, instalim i menjëhershëm e pa pagesë, apo shërbim cilësor klienti 24 orë në 24. Ky shërbim është me parapagesë ose me kontratë, me lehtësi për thirrje drejt numrave Vodafone Home dhe fiks brenda vendit.