“Qeveria do të mbështesë ish-të përndjekurit politikë”
23/06/2009 Kryediplomati Lulzim Basha axhendë të ngjeshur takimesh
Basha sulmon kreun e Bashkisë së Elbasanit për mungesë investimesh
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në vijim të takimeve të tij elektorale, me statusin e kreut të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, u ka premtuar ish-të përndjekurve politikë se PD-ja do t’i mbështesë dhe kompensojë ata në mënyrën më të plotë. Gjatë këtij takimi të organizuar në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Mimoza Hasekiu dhe Luçiano Boçi, Basha theksoi se “në gjenezën e kurajës sonë politike qëndron sakrifica, fisnikëria e të përndjekurve politikë, ndaj detyrimi i forcës sonë politike, sikundër detyrimi i të gjithë shoqërisë shqiptare ndaj tyre nuk mund të shlyhet kurrë”. Ai theksoi se do të vazhdohet të punohet që drejtësia të vihet në vend, duke kompensuar të përndjekurit politikë dhe duke rrëzuar çdo pengesë procedurale që e bën këtë proces të vështirë.
Gjithashtu gjatë një takimi tjetër elektoral me banorë të Shushicës ai tha se me forcën politike që përfaqëson ata do të kenë përkujdesjen e qeverisë, siç ka dëshmuar në këta katër vjet. Basha premtoi se brenda mandatit të dytë qeverisës së PD-së do të mundësohet ujë në çdo shtëpi, asfaltim i çdo rruge dhe pesëfishim të granteve. Ai ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve Partia Socialiste i ka lënë në harresë këta banore. “Ju drejtohem socialistëve të Shushicës e ju them ju që ndiheni të tradhtuar nga mungesa e alternativave nga fjalët boshe, ejani dhe ju me ne, votoni numrin 10. Duke votuar për numrin 10, ju votoni për Shqipërinë pa viza, për Shqipërinë me rrugë; duke votuar numrin 10 ju votoni rritje të mëtejshme pagash e pensionesh, investimesh anembanë vendit” , - tha Basha.
Kryediplomati Basha gjatë takimit me banorët e lagjes “Fushë Mbret” në Elbasan ka premtuar se procesi i legalizimit do të mbyllet shumë shpejt, pavarësisht pengesave që i nxorën socialistët. Duke akuzuar kryebashkiakun Sejdini se nuk ka bërë asnjë investim në këtë lagje, Basha premtoi furnizimin me ujë, rikonstruksionin e rrjeteve të kanalizimeve dhe asfaltim të rrugëve e rrugicave. “Sali Berisha dhe PD-ja besuan në legalizimin, pastaj urbanizimin, përkundër frymës ‘urbanizim’, pastaj shohim ç’të bëjmë”, - tha Basha.