Jaho dhe Pirgu në Operën e Londrës
Këngëtarët e njohur lirikë shqiptarë, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu ndodhen në Londër ku po interpretojnë së bashku në operën Traviata të Verdit.
Dy këngëtarët luajnë rolet kryesore - Violeta dhe Alfredo - dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku londinez. Ky është bashkëpunimi i parë i rëndësishëm mes tyre.
"Këndojmë italisht por ndjejmë shqip", është shprehur Saimir Pirgu.
Ndërsa Ermonela tha se nga Shqipëria e ka ndihmuar mentaliteti, temperamenti dhe pasioni për të pasur sukses.