E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Vrasësi i Raban, na mashtroi

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha sot se sulmuesi verëvrasës, i cili e vrau ish presidentin afgan, Burhanudin Rabani, kishte siguruar afrimin duke u dërguar zyrtarëve incizimin për gjoja mesazhin për paqe nga talebanët.

Karzai në konferencën e sotme për shtyp në Kabul, tha se vrasësi me mashtrim e kishte caktuar takimin me Rabanin, i cili ishte kryesues i Këshillit të Lartë për Paqe, i ngarkuar me detyrën për pajtimin me kryengritësit talibanë.
 

Ish presidenti 70 vjeçar u vra të martën në shtëpinë e tij në Kabul, nga sulmi vetëvrasës, i cili eksplozivin e kishte fshehur në turbanin e tij. Deri tashti askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›