New York, sërish alarm terrorist në aeroport

New York, 17 janar NOA Një tjetër alarm
terrorist bllokon aeroportet në New York.
Vetëm dy javë pas alarmit të rremë në Newark,
aeroporti JFK në New York është bllokuar.
Alarmi përhapi panik pasi u tha se në terminalin
8 të këtij aeroporti tek fluturimi i American Airlines kishte një bombë dhe
ky fluturim u anulua për shkaqe sigurie.
Mekanizmi i alarmit ka qenë pothuajse i njëjtë
me ngjarjen e 3 janarit në Newark, kur një person ka hyre pa leje në zonën e
ashtuquajtur sterile.
k.k/NOA