E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, mbërrijnë ndihmat në disa vende të kryeqytetit

Haitit, 17 janar NOA Në disa pjesë të
kryeqytetit të Haitit kanë arritur ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm
të goditi vendin 5 ditë më parë, ndërsa OKB dhe Oxfam arrijnë të depërtojnë tek
të mbijetuarit.

OKB në Gjenevë thotë se tërmeti në Haiti është
tragjedia më e madhe me të cilën është konfrontuar organizata përsa i përket
logjistikës si rezultat i shkatërrimit të plotë të qeverisë lokale dhe
kombëtare.

Organizata thotë se operacionet e ndihmës janë
më të vështira se ato të ndeshura gjatë cunamit aziatik në 2004.

Ajo tha se aeroporti i Haitit është i
tejmbushur, rrugët janë të bllokuara dhe infrastruktura që është e padëmtuar,
është shumë e paktë.

Ndërkohë që më herët zyrtarët e OKB-së u
shprehën të shqetësuar për sigurinë në Haitit.

Sipas zyrtarëve është e vështirë mbërritja e ndihmave
deri të mbijetuarit pasi grupe të armatosura plaçkitnin.

OKB kërkoi siguri për të ushtruar aktivitetin
e saj kështu që sot kanë mbërritur edhe ndihma në disa pjesë të kryeqytetit.

k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›