E Diel, 1 Nëntor 2026

Hilari Klinton: SHBA do ta bëjë Haitin më të fortë pas katastrofës

Haiti, 17 Janar NOA - Sekretarja amerikane e
Shtetit, Hillari Klinton, u përpoq sot të qetësojë haitianët duke i premtuar se
pas tërmetit të tmerrshëm të së martës, do të dalin më të fortë dhe më mirë se çishin.

Sekretarja Klinton mbërriti në Haiti për të
inspektuar dëmet nga tërmeti i së martës dhe i bëri pohimet publike, pas
bisedimeve me presidentin Rene Preval.

Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që vendi
i tyre të dalë nga katastrofa më i fortë dhe më i mirë, por, unë dua të siguroj
popullin e Haitit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik, partner dhe
mbështetës, ndaj do të punojmë me qeverinë tuaj nën drejtimin e presidentit
Preval, që të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme, u tha haitianëve Klinton.

Presidenti Barak Obama i ka zgjedhur ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill
Klinton të drejtojnë grumbullimin e ndihmave humanitare.

Kombet e Bashkuara thanë se katastrofa e së martës, është më e keqja, me të
cilën është përballur ndonjëherë.

Ministri i Brendshëm, Paul Antoan Bien-Aime tha se 50 mijë kufoma tashmë janë
gjetur dhe bilanci përfundimtar i të vdekurve mund të shkojë nga 100 mijë deri
në 200 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›