E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban: Në Haiti, kriza më serioze humanitare në dekada

Uashington, 18 janar, NOA - Sekretari i Përgjithshëm
i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka vlerësuar se tërmeti në
Haiti, i cili mori dhjetëra mijëra jetë përbën një nga krizat më të rënda
humanitare në dekada për gjithë njerëzimin. Gjatë një vizite në ishullin e shkatërruar,
Moon u bëri thirrje haitianëve që të jenë më të durueshëm, ndërsa bashkësia
ndërkombëtare po ndërmerr veprime për të dërguar ushqim dhe ndihma mjekësore.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u zotua ti përshpejtojë
operacionet e shpëtimit dhe të përmirësojë koordinimin e ndihmave, duke shtuar
se OKB planifikon të nisë të ndajë ushqim për rreth dy milionë njerëz.

Ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari
Klinton, e cila gjithashtu ka mbërritur në Haiti për të inspektuar dëmet nga
tërmeti, pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, ka deklaruar se SHBA-ja do
të sigurojë që vendi i tyre të dalë nga katastrofa më i fortë dhe më i mirë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›