E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i revolucionit portokalli, Jushçenko humb zgjedhjet

Kiev, 18 janar, NOA - Lideri i opozitës
ukrainase Viktor Janukoviç dhe kryeministrja aktuale Julia Timoshenko janë dy
kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
në Ukrainë që do të mbahet më 7 shkurt. Lajmi është bërë me dijeni nga
Komisioni Qendror Ukrainas i Zgjedhjeve, sipas të cilit nga numërimi i 55 % të
votave, konstatohet se Janukoviç prin me nivelin prej 36 % të votave, ndërsa
Timoshenko me 24 %.

Ndërkaq, presidenti në largim, Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet pas
Revolucionit të Portokalltë, fitoi vetëm rreth 5 % të votave në raundin e
parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›