E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në minierën e Kalimashit 42-vjeçari

29/11/2011  Po kërkonte për krom, e zuri poshtë masivi

KUKES- Një minator, i cili po përpiqej të nxirrte krom në minierën e Kalimashit në Kukës, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike dje në mesditë, në galeritë e saj. Minatori i vdekur është 42-vjeçari Xhevdet Batusha. Batusha humbi jetën, kur një masiv gurësh kromi u shkëputën nga masa duke e zënë nën vete. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së minatorit, i cili humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të siguruar jetesën. Gjatë muajve të fundit jaë shënuar raste të njëpasnjëshme në të gjithë territorin shqiptar të vdekjes së minatorëve në galeritë ku kërkojnë për minerale. Pak ditë më parë në Tropojë u shënua një viktimë, djalë i ri i cili u zu poshtë nga një masiv dheu, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi para syve të shokëve të tij. Po kështu pak kohë më parë dhe në Bulqizë vdiq një minator si pasojë e shpërthimit të gazit në një nga galeritë e kësaj miniere, ndërsa u lënduan dhe shumë të tjerë. Përballë kësaj masakre njerëzore ende nuk është vënë dorë seriozisht nga shteti për të ndalur të tilla misione vetëvrasëse apo “tu ngushtojë rripin” kompanive që merren me këtë industri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›