Nexhmija, Enveri dhe viti i mbrapshtë 1968
Dy javë para ditëlindjes së 100-të të diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët u ngulën përpara televizorëve për të ndjekur, kush me indinjatë, kush me hidhërim, e ndonjë edhe me adhurim, intervistën e gruas, që i qëndroi pranë diktatorit gjatë dekadave të tëra. Pati nga ata që u skandalizuan nga noshalanti me të cilin u shfaq Nexhmije Hoxha në ekran, nga ata që u ndjenë edhe më fatkeq për gjithë ato vite burgim, internim e denigrim, nga ata nostalgjikë të mbetur që u ngazëllyen, ashtu si edhe të tjerë, kryesisht të moshave të reja, që e panë thjesht për kuriozitet.
Vetë Nexhmije Hoxha duhet të ketë qenë e vetëdijshme për reagimet e shumëllojshme që do shkaktonte te shikuesit, sidomos tek ajo shtresë e persekutuar nga ai regjim, ku ajo luajti rol të dorës së parë. E, megjithatë, u shfaq shumë e qetë, shpalosi me krenari ideologjinë që kishte udhëhequr atë dhe të shoqin gjatë gjithë viteve në pushtet, pa treguar asnjë lloj pendese për ato gjëma, të cilat i konsideroi thjesht si tipare të një sistemi tjetër. E thënë më thjesht, për llahtarinë e atyre që u burgosën, u internuan, u denigruan gjatë gjithë atyre dekadave, të vrasësh, të internosh të denigrosh armiqtë politikë është diçka aq e thjeshtë sa mund të shpjegohet lehtësisht me termin "sistem".
"Ti, si një sistem tjetër", tha, m‘u në fytyrën e familjarëve të të vrarëve, të të internuarve e të denigruarve "s‘mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër. Këto dy sisteme kanë qenë në garë, në luftë, sepse njëra ka për bazë të drejtën e shumicës, ndërsa tjetri mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në fitimin". Pra, është shumë e thjeshtë, ka sisteme që e ligjërojnë vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe të tjerë që jo. Gjithçka varet nga cili zgjedh. Temë kyçe në filmat me mafiozë të regjisorit Frensis Ford Kopola: u përpoqa të të vrisja babanë, por vetëm për hir të biznesit, me ty nuk kam asgjë personale.
Por, të paktën, në një pikë përgjigjet e shoqes së armëve të Enver Hoxhës do të kishin qenë të ndryshme, në rast se intervista do të ishte zhvilluar dy javë më vonë, pasi në ekranin e "Top Channel" të ishte transmetuar dokumentari "Viti i mbrapshtë 1968", i realizuar nga gazetarët Dashnor Kaloçi e Genta Popa, me temë heqjen me ligj të besimit fetar në Shqipëri. Pjesa e parë e dosierit të transmetuar të dielën e shkuar në ciklin "Exlusive", risolli në kujtesë ditët e zymta, kur shqiptarëve u hiqej me dhunë e terror e drejta për të besuar në Zot, kur shembeshin apo ktheheshin në depo drithi kishat e xhamitë. Në rast se Nexhmije Hoxha do e kish parë atë dokumentar para intervistës, më e pakta do kish matur më tepër fjalët e nuk do kish bërë atë koment aq megaloman e njëherësh mbresëlënës për nga arroganca. "Si fillim" iu përgjigj pyetjes së gazetares Xhunga, lidhur me fenë: "Populli shqiptar nuk ka qenë besimtar i thekur, se fundja, në fillim ishte katolik në një masë, më pas u kthye në mysliman".
Më pas shtoi se, madje as nuk qe Enveri iniciatori, por se nisma qe importuar nga Kina dhe se më shumë i shoqi e vriste mendjen për faktin se do shiheshin në botë si vend mysliman. Por, a do mund t‘i justifikonte aq lehtë ato pamje të dokumentarit, ku tufa komunistësh u qepeshin si babuinë mureve të kishave e xhamive, apo atyre fjalimeve, ku kleri cilësohej nga goja e Enver Hoxhës si armiku i betuar i popullit shqiptar? Po ato faqe librash të shkruara nga dora e diktatorit, ku bëhej thirrje për çrrënjosjen e besimit fetar? Po negociatat e nomenklaturës komuniste menjëherë pas çlirimit me klerin shqiptar për ta bindur që brenda mureve t‘u predikonin besimtarëve dashurinë për Zotin, paralelisht me dashurinë për komunizmin. Po skena e famshme e armëve të fshehura brenda në kishë, që përbënte provën e pakundërshtueshme se kleri qe armiku numër një i popullit tonë?
E vërteta është se Enver Hoxha vendosi ta zhdukte besimin fetar në çastin kur u bind se nuk mund ta kishte me vete, kur u bind se nuk i vinte në ndihmë kauzës së tij, kur u bind se nuk mund ta shfrytëzonte për përmbushjen e qëllimit për dominimi absolut. Në Shqipëri duhet të mbretëronte një ideologji e vetme, komunizmi dhe duhej të idhullizohej përfaqësuesi i tij numër një, diktatori. Por i duhej të hiqte qafe një konkurrent kaq me peshë edhe për motive praktike. Brenda ndërtesave të shenjta u thuhet besimtarëve se Zoti nuk do që të vrasësh, të vjedhësh, t‘i bësh tjetrit atë që nuk do doje të ta bënin ty. Si do mund të mbushnin radhët e sigurimit të shtetit njerëz të ushqyer me të tilla parime, si do mund të denonconin vëllain, fqinjin, shokun, të dënonin apo të vrisnin njerëz të pafajshëm, që nuk i kishin bërë keq kujt e aq më pak vetë atyre?
Nuk ka dyshim që shfaqja e Nexhmije Hoxhës në emisionin "Shqip", në një intervistë të gjatë përballë gazetares Rudina Xhunga, nuk mund të kalonte pa krijuar një seri vibrimesh, që nuk po reshtin edhe sot, dy javë pas transmetimit, duke parë se përkonte edhe me ditëlindjen e 100-të të diktatorit. Kjo jo vetëm për efektin që shkaktoi qëndrimi i saj - për shumë njerëz qe i pafytyrë, cinik, arrogant i pamoralshëm. Fyes ndaj atyre mijërave viktimave të regjimit komunist, të cilët edhe sot mbeten të pa rehabilituar, qoftë pasi banojnë ende në ato qoshe të humbura, ku i kishte syrgjynosur regjimi i Enver Hoxhës, por edhe duke qenë se cenet e plagët e shkaktuara nga denigrimi i tmerrshëm komunist, ato fizike, por shumë më tepër psikologjiket, zor t‘u shërohen. Viktima, të cilat mbeten në pjesën dërrmuese në përgjegjësinë personale të Enver Hoxhës, por që bashkëshortja e tij i shkarkoi nga ndërgjegjja, duke i konsideruar thjesht viktima të një sistemi tjetër politik.
Kush prej tyre nuk do jetë rrëqethur në çastin kur Rudina Xhunga solli në intervistë temën e diktaturës së proletariatit, dhe bashkëshortja e diktatorit pa iu dridhur qerpiku u përgjigj: "Çështje formulimi sistemesh, një sistem me ndryshime nga sistemi aktual, por kjo nuk do të thotë gjë". Sa të vrarë nga dora komuniste do jenë përpëlitur në varre kur dëgjuan se Nexhmije Hoxhës as na i paska shkuar ndër mend ndonjëherë të kërkoka falje. Se mund të kërkohet falje për marrëdhënien që ka një person me një shok, apo me një tjetër, të cilit e ndjen që i ka bërë diçka. Por që, sipas Nexhmije Hoxhës, të kërkosh falje për faje, që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Dhe në fakt duhet të vërejmë se faljen më shumë se njerëzit e sistemit të ri, e kërkojnë viktimat e të vjetrit.
Në shtyp pati reagime edhe të natyrave të tjera, të cilat duhet t‘i kuptojmë më së miri, pasi bëhet fjalë për njerëz që krimet e komunizmit as i kanë dëgjuar e as i kanë lexuar, por i kanë ndjerë në shpinë. Një palë u ndjenë të indinjuar, që personazhe të tillë gjejnë hapësira televizive, ashtu si edhe u dëgjuan zëra që nuk u trajtua me ashpërsinë e duhur nga gazetarja Rudina Xhunga - pakkush vuri re diçka që na ndodh përditë ne gazetarëve, se gjatë intervistave është subjekti i intervistuar, ai që ruan të drejtën të vendosë për temat që do preken dhe ato që do lihen mënjanë. Në rast se gazetari këmbëngul me ato pyetje që i interesojnë atij vetë dhe publikut, i intervistuari ka gjithnjë një zgjidhje: të mos pranojë të përgjigjet.
Sa për faktin nëse eksponentëve të tillë u duhen ofruar hapësira në media, është me vend të vërehet se, po të mos e bëjmë, nuk do arrijmë të kuptojmë thellësisht motivimet vetjake të këtyre individëve, që nga ana tjetër do të thotë që të mos gjejmë shtysën e duhur për të realizuar atë që deri tani është kryer në masë shumë të diskutueshme: çlirimin nga e shkuara komuniste.