E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neykov: Vazhdoni reformat në energjetikë

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Slavtcho Neykov, gjatë takimit që pati dje me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Naço, u shpreh se reformat e ndërmarra në fushën e energjetikës duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të arrihen objektivat e synuara. Ministri Naço garantoi të gjithë aktorët e tregut energjetik se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me anë të këtyre takimeve dhe me instrumentet e saj, do të sigurojë një bashkëpunim sa më frytshëm, për një treg energjetik eficient dhe konkurrues, në funksion të zhvillimit të tij dhe mbrojtjes së konsumatorit. Neykov u shpreh në mbështetje të institucioneve të qeverisë shqiptare dhe inkurajoi bashkëpunimin mes tyre për zhvillimin e tregut të energjisë në vendin tonë. Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Neykov u shpreh se vendi ynë po ecën me shpejtësi në zhvillimin e sektorit energjetik. Gjithashtu, Neykov inkurajoi bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe aktorëve në tregun energjetik, për zgjidhjen e problematikave që ka sjellë hapja e këtij tregu, si dhe shprehu mbështetjen e tij për reformat dhe projektet e ndërmarra. Në këtë takim merrnin pjesë dhe kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, z. Sokol Ramadani, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, z. Arben Ibro, përfaqësues nga KESH sha dhe nga Ministria e Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›