E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar garanton qëndrimin në Santos

Ylli i Santosit, Neymar ka garantuar se e ardhmja e tij qëndron te klubi brazilian, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se ky është sezoni i tij i fundit në vendlindje dhe se nga viti i ardhshëm do të luajë për ndonjë skuadër të madhe Evropiane.

“Ata që vendosin rreth jetës time janë unë dhe babai im, jo gazetat. Në rast të vendimit për tu larguar nga Santosi, do të jem unë ai që do të jap njoftimin. Por, do të mbetem në Santos, më besoni një herë e përgjithshme”, deklaroi Neymar për Abola.pt.

Neymar spekulohet se kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›