E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nestës nuk i mungon Italia

Iu nevojitën vetëm tre muaj për tu ambientuar në Montreal Impact. Ish qendërmbrojtësi i Milanit, dhe një prej futbollistëve më të mirë në rolin e tij, Alessandro Nesta ka insistuar se nuk i mungon Serie A, pas transferimit në Monteal gjatë verës.

“Këtu ka shumë më pak presion për dallim nga Italia. Por, Serie A nuk më mungon”, deklaroi Nesta për SportMediaset.it. Ai po ashtu tregoi se nuk ka mundësi të përcjell vazhdimisht ndeshjet e Kampionatit italian.

“I shikoj rrallë sepse nuk i transmetojnë rregullisht në televizion”, u shpreh Nesta i cili gjatë verës u largua si futbollist i lirë nga Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›