E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar kërkon përkrahje

Sulmuesi Neymar ka kritikuar tifozët e Brazilit për mungesën e përkrahjes gjatë fitores minimale 1-0 ndaj Afrikës së Jugut të premten.

Ylli i ri i Zenit St Petersburg, Hulk, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në të kaluarën ishte ankuar në mungesën e përkrahjes nga tifozët, kurse Neymar e përsëriti qëndrimin pas duelit me Afrikën e Jugut.

“Ne të gjithë e dimë se nuk shfaqëm paraqitjen tonë më të mirë, por arritëm të fitojmë. Ishte dëshpërim i madh për ne kur dëgjonim vërshëllimat nga tifozët tanë. Nuk kërkoj prej tyre të më duan, por kërkoj të përkrahin ekipin Kombëtar”, deklaroi Neymar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›