E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa: kualifikohet Kamza, digjet Teuta

/* */

Kamza është ekipi i tetë i kualifikuar për në çerekfinalet e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë.

Kamzalinjtë fituan 6-0 me Pogradecin, ndërkohë që Teuta fitoi vetëm 1-0 me Flamurtarin e Vlorës.

Me pikë të barabarta, nga 9, por me golaverazh më të mirë të Kazmës (+5), kundrejt Teutës (+2), djemtë e Ernest Gjokës kaluan në raundin e tretë, duke mposhtur konkurrencen e durrsakëve, që për ironi të fatit kryesojnë bindshëm Superligën dhe u shpallën kampionë të dimrit.

Kështu, janë të kualifikuara nga grupi A: Tirana dhe Laçi; nga grupi B: Flamurtari dhe Kamza; nga grupi C: Skënderbeu dhe Kastrioti, si dhe nga grupi D: Vllaznia dhe Bylisi.

GRUPI D
DITA e 6-të

Kamza-Pogradeci 6-0
Teuta-Flamurtari 1-0

RENDITJA
1         Flamurtari 6     3     1     2     +3     10     
2         Kamza     6     2     3     1     +5     9
3         Teuta     6     2     3     1     +2     9         
4         Pogradeci     6     1     1     4     -10     4    

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›