De Biazi: Skam ardhur për shëtitje në Shqipëri
Trajneri italian Xhovani De Biazi hedh firmën zyrtare për kombëtaren tonë dhe zbulon objektivat
Xhovani De Biazi, është prezantuar zyrtarisht si trajner i Shqipërisë dje rreth orës 11:00, në ambientet e brendshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. I pranishëm kanë qenë edhe presidenti Armand Duka, zëvendësi Bujar Kasmi, por edhe zëdhënësi për shtyp pranë FSHF-së, Lirim Zalla. De Biazi në fjalët e para për mediat shqiptare u shpreh: Në radhë të pare, falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë që po më jep.
Në këtë periudhë kam menduar shumë për sentimentet e mia për të shprehur atë që ndiej brenda meje dhe mund të them se dy fjalët që dalin janë: krenari dhe përgjegjësi tepër e madhe. Krenaria që jam zgjedhur nga një kombëtare si juaja, i një vendi që do të rritet në të gjitha sektorët si nga ana ekonomike ashtu dhe në aspektin e strukturave sportive. Përgjegjësia e di që do të jetë e madhe, sepse detyra ime është për të rritur një kombëtare dhe për të futur një mentalitet të ri në mënyrën që do të punojmë.
Duhet të rritim të gjitha kriteret për arritjen e objektivave. Ju sjell eksperiencën time në disa klube ku unë kam punuar. Gjëja kryesore është organizimi i madh në aspektin struktural, duke filluar që nga skuadra e parë dhe tek ekipet e moshave.
Na duhet të ndërtojmë një skuadër kombëtare shembull për të rinjtë, duke u bazuar në punën tonë. Premtimi im është që do të jap maksimumin tim për të arritur këto objektiva me bashkëpunëtorët e mia dhe me shpresën që do ti ndryshojnë të gjitha gjërat në futbollin tuaj,- citoi De Biazi, duke mos munguar edhe një urim në gjuhën shqipe: Gëzuar Vitin e Ri.
Sa e njihni Shqipërinë dhe kombëtaren tonë?
Për kombëtare tuaj kam krijuar një ide, duke parë disa pamje filmike dhe kam parë renditjen tuaj në nivelin FIFA, kur në muajit e fundit keni humbur 25 vende. Duhet të gjejmë motivet dhe do të përpiqemi ta mbyllim këtë hemorragji për të rregulluar këto aspekte.
Duke pasur parasysh faktin që nuk ishit në zgjedhjet e para të presidentit Duka dhe faktin se keni një eksperiencë të vakët jashtë Italisë, e shikoni veten disi jo të privilegjuar në punën tuaj?
Si mund ta komentoj një pyetje të tillë? Nëse ju keni njohje më të mira se unë për punët që janë bërë, pasi unë nuk e di kam qenë apo jo zgjedhja e parë, atëherë ska nevojë të më bëni pyetje, ju e dini gjithçka më mirë.
Cilat janë objektivat reale që keni me kombëtaren tonë?
Unë smund të them çmendurira sot këtu përpara jush. Jam një person realist, që do të kërkojë të zbulojë realitetin tuaj. Mendoj se edhe ju e njihni mirë realitetin tuaj. Duhet të kërkojmë të bëjmë hapa përpara gradualisht. Kam parë se gjithnjë shtëpitë ndërtohen gjithnjë nga themelet dhe jo nga çatia. Duhet të punojmë në thellësi. Për të arritur objektivat e federatës suaj sigurisht kemi nevojë për kohë, për struktura.
Është e qartë se të gjithë kërkojnë direkte rezultate, por ato nuk janë fryte fantazisë, por duhet të prekësh me dorë realitetin. Duke kaluar koha, do të njihemi akoma më mirë si është mënyra ime e të punuarit dhe marrëdhëniet me përsonat e tjerë dhe së bashku mund të japim ndonjë mendim.
A e dini ju se Shqipëria është në një proces rinovimi? Nga lojtarët që ju keni parë në DVD, disa janë larguar?
Në karrierën time si trajner unë skam pasur Interin, Milanin apo Juventusin. Gjithnjë kam drejtuar skuadra të vogla, që i kam rritur. Kur kam punuar pa ndërhyrje, bazuar në idenë time, gjithnjë kam ndërtuar rezultate. Tek Modena p.sh., nga Seria C, jam ngritur shumë shpejt, duke ndryshuar shumë pak elemente dhe kemi arritur në Serinë A. Jam larguar me eksperienca të ndryshme më pas.
Tek Torino ishte një piacë e madhe dhe e vështirë, një skuadër që sapo kishte dështuar, dhe arritëm të ngjitemi në Serinë A. Rastësisht Torino, pasi unë ika, ra në Serinë B dhe tashmë ka 3 vite radhazi që provon të ringjitet. Prandaj nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh cilësitë dhe të punosh me një ide të qartë. Në botën e futbollit është e lehtë të flasësh fjalë të bukura, por tepër e vështirë të punosh dhe tu komunikosh të tjerëve punën që ti kërkon.
Keni vështirësi në punën tuaj, sepse gjithnjë jeni mësuar në klube dhe tashmë kombëtarja është një tjetër filozofi?
Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm për këtë punë. Faleminderit për pyetjen tuaj. Është diçka e ndryshme, por rëndësi ka që trajneri ka mundësi të shikojë situatat dhe të veprojë. Duhet të njoh personalisht njerëzit. Unë gjithnjë kam vendosur raporte direkte me lojtarët e mi, ti shikoj në sy dhe të krijojmë një sinkronim të ideve për të dhënë diçka më shumë.
Skuadra është e rëndësishme të ketë ekuilibra të mirë, sepse shumë lojtarë të mirë së bashku asnjëherë nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Më mirë të kesh një lojtar më pak të mirë në cilësi, por që përvesh mëngët dhe lufton, vrapon dhe ka një zemër të madhe. Diferenca nga klubi në kombëtare është se smund të punosh të gjitha ditët me ekipin.
Ka lojtarë që vijnë nga realitete të ndryshme, që mund të kenë një formë fizike për tu përmirësuar. Nuk është se të gjithë lojtarët luajnë në Shqipëri dhe i kemi përpara syve. Ata janë të shpërndarë në të gjithë Europën. Fondamentale është që të zgjedhim personat e duhur në momentin e duhur, pavarësisht emrave të tyre.
Çmendim keni për grupin tonë në eliminatore?
Grupi është shumë i fortë, kemi Zvicrën e 17-ta në klasifikimin e FIFA-s, sigurisht është skuadra që duhet mundur. Kemi edhe Norvegjinë, që është në vendin e 25-të, Sllovenia në vendin e 29-të dhe më pas vijmë edhe ne. Më pas kemi pas shpine Islandën dhe Qipron. Në fillim të gjithë pyesin: si ju duket kalendari?
Por varet se si do të arrijmë në këto përballje. E rëndësishme sot është që më 29 shkurt luajmë një ndeshje miqësore. Jemi përqendruar te kjo sfidë. Duhet të shikojmë në radhë të parë me çgrup lojtarësh do të shkojmë në Gjeorgji për miqësoren.
Çfarë ndjesie ju krijon ideja që jeni italiani që pason Dosenën në pankinën shqiptare?
Personat ndryshojnë nga njëri-tjetri. Nuk i di motivet që ka pasur trajneri italian që keni zgjedhur kohë më parë për të braktisur anijen. Është zgjedhje e tij personale. Unë jam një njëri që më pas do më njihni. Fjala për mua kushton më shumë nga ato që shkruhen në letër.
Pas miqësores ndaj Gjeorgjisë, e cila do të luhet pas 72 ditësh, mund të thoni se keni pasur kohën e duhur për ta quajtur kombëtaren tonë plotësisht në duart tuaja?
Koha nuk mjafton asnjëherë, duhet të kesh gjithnjë sa më shumë në dispozicion. Unë që tani po punoj për këtë datë. Edhe pse nuk është një datë e FIFA-s, do të bëjë mbase stërvitje me disa lojtarë shqiptarë për të kuptuar realitetin, për ti bërë të ditur se për të gjithë dyert janë të hapura, ska dyer të mbyllura.
Gjithnjë do të përkrah ata që kanë dëshirë, që janë seriozë, që e dinë që kombëtarja është maksimumi i një futbollisti për tu arritur. Lojtarët shqiptarë duhet të kuptojnë se në kombëtare është një tjetër detyrë, më e rëndësishme se të luash në një skuadër të huaj, sado e madhe që të jetë. Duhet të gjejnë krenarin për të dhënë diçka më tepër nga ajo që japin jashtë Shqipërisë.
3 nga lojtarët tuaj të kombëtares, si Bogdani, Cana dhe Ujkani luajnë në Itali? A do të jenë ata baza e kombëtares kuqezi?
Normalisht që njoh më shumë lojtarët që luajnë në Itali. Ai që njoh më shumë është Erjon Bogdani, sepse kemi lozur kundër tij në vitet e kaluara. Njoh Canën, sepse e kam parë dhe e kam komentuar kohët
