E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Kombëtarja nuk është klub, duam edhe rezultate

Nga Andi MATRAXHIU

President i FSHF-së, Armand Duka, bën publike kërkesat ndaj trajnerit të ri të Shqipërisë, Xhovani De Biazi

Gjatë konferencës për shtyp, në prezantimine  trajnerit të ri Xhovani De Biazi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i pyetur nga gazetarët e pranishëm, u është përgjigjur disa pyetjeve. Kreu i federatës ka sqaruar pozicionin e trajnerit, strategjinë e punës për skuadrat kombëtare, por sigurisht, sipas tij, një kombëtare nuk është si një klub futbolli. Puna e trajnerit duhet shoqëruar me rezultate, të cilat priten me shumë vëmendje nga kombëtarja jonë e futbollit. Siç dihet, në eliminatoret e Botërorit 2014 në grupin tonë bëjnë pjesë skuadra si Zvicra, Norvegjia, Qipro dhe Islanda.

Sipas presidentit të FSHF-së, ndaj këtyre ekipeve përballjet janë thika me dy presa, sepse në njërin krah mund të humbasim me të gjithë kundërshtarët dhe në krahun tjetër mund të fitojmë me të gjithë. Siç tha edhe trajneri, në jemi në një fazë të rinovimit të kombëtares sonë, pasi kemi disa lojtarë që nuk do të jenë më pjesë e kombëtares. Gjej rastin të falënderoj Ervin Skelën, Altin Lalë dhe ndonjë tjetër që në të vërtetë kanë dhënë shumë për kombëtaren tonë.

Detyra e parë është që ata të zëvëndësohen me futbollistë të rinj që mund të kontribuojnë shumë për arritjen e rezultateve. Por gjithashtu kombëtarja nuk është klub. Smund të presi rinovime dhe më pas arritjen e rezultateve, në kombëtare duhet të arrish edhe rezultate. Duke pasur parasysh grupin tonë në eliminatore, mendoj që është tepër i vështirë. Në këto përballje mund të ndodhi gjithçka.

Të gjithë kundërshtarët mund të na mundin, por në krahun tjetër ne mund të mundim të gjithë kundërshtarët. Duke pasur parasysh historinë e kombëtares sonë, do të ishte mbase më mirë që të kishim në grup një skuadër të madhe, pasi motivohemi më shumë. Vendet që plotësojnë grupin tonë janë më popullsi të vogël dhe të nivele jo shumë të larta, por gjithsesi mund të arrihen rezultate. Ne do të vazhdojmë duke ëndërruar për të qenë pretendentë për kualifikim, megjithëse është në detyrë shumë e vështirë.

Çdo trajner ka detyrë kryesorë për të selektuar futbollistët më të mirë në qarkullim, sipas këndvështrimit të tij. Ti stërvisë sa më shumë dhe ti motivojë ata sa më shumë për arritjet e rezultatit. Detyra e federatës është që ti krijojë kushtet optimale trajnerit dhe në kontratën tonë është përfshirë edhe një shtëpi në Tiranë, për ti bërë të mundur të vëzhgojë të gjithë kampionatin shqiptar dhe organizimin e futbollit tonë.

Por siç dihet, ne kemi mbi 60% të përbërjes jashtë territoreve shqiptare. Pra, unë sdo të ndaja punën me receta, por duhet të japim maksimumin për skuadrën kombëtare,- tha gjatë konferencës për shtyp kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Gazetarja italiane pyet presidentin Duka për stadiumin e ri

Midis gazetarëve të shumtë shqiptarë, e pranishme ishte edhe një kolege e medias italiane, Mediaset. Gazetarja në fjalë i ka drejtuar disa pyetje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëra prej tyre lidhur me stadiumin e ri që pritet të ndërtohet në Shqipëri, pikërisht në vend të ndërkombëtarit Qemal Stafa. Është një projekt i Federatës Shqiptare të Futbollit, kuptohet me mbështetjen e qeverisë shqiptari, por edhe të FIFA-s dhe UEFA-s, për të ndërtuar një stadium i ri ndërkombëtar. Projekt i cili nuk mund të përfundojë në 2012, sepse ende skanë filluar punimet. Një projekt që ne e kemi marrë shumë seriozisht dhe po mundohemi ta zhvillojmë, por që nuk varet totalisht nga institucioni ynë. Momentin që aktorët e tjerë do të realizojnë të gjitha, pasi gjërat janë në proces dhe unë mendoj se do të realizohen dhe më 2012 do ta fillojmë ndërtimin e stadiumit. Për sa i takon sforcos dhe punës së FSHF-së për objektivat dhe punën e trajnerit të ri, mund të them se ne si federatë duhet të bëjmë të gjitha ato që kemi mundësi për të bërë në arritjet e rezultave dhe për të përmirësuar sadopak apo shumë për të përmirësuar futbollin tonë. Duhet të bëjmë mirë të gjitha ato gjëra që shumkush i quan të vogla, por edhe gjërat e mëdha, siç është emërimi i trajnerit. Nëpërmjet këtyre ne do bëjmë maksimalen tonë për të arritur rezultatet, por jo çdo gjë varet nga lëvizjet tona. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe në të kaluarën, edhe me trajnerët e tjerë që si kemi pasur të këqinj,- citoi presidenti Armand Duka në prononcimin e tij.

Stafi i De Biazit me elementë të rinj

Duket se në stafin e kombëtares së Shqipërisë do të ketë ndryshime. Këtë e ka pohuar dje vetë trajneri De Biazi: Stafi im do të plotësohet nga 3 persona të tjerë. Trajner i dytë do të jetë Anxhelo Pereni, i cili pak muaj më parë ka punuar me trajnerin e kombëtares së Italisë, Çezare Prandeli. Është një person i duhur që do të më ndihmojë shumë me punën e tij. Ndërkohë që ndihmës teknik Paolo Tramexani, do të jetë i ri. Bëhet fjalë për një ish-lojtarë të Interit. Ndërkohë që fizioterapisti vjen nga Seria B dhe vjen nga një punë  e madhe dhe e mirë që ka zhvilluar në të kaluarën. Ai quhet Alberto Bele.

Thyhet gota gjatë konferencës për shtyp

Në përfundim të konferencës për shtyp, në prezantimin e trajnerit Xhovani De Biazi, gota e ujit e teknikut italian është thyer si për të hequr syrin e keq. Ndërkohë që zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, ka bërë pak humor, duke hedhur pak ujë në vendin e gotës së thyer, si për të hequr tersin në fjalë. Gjithsesi, veç të tjerave, trajneri italian është shfaqur tepër i hapur me gazetarët, madje duke bërë edhe shaka, edhe pse ishte vetëm hera e parë që ishte prezent në një ambient të tillë.

FSHF-së i mbarojnë shallet, De Biazi jo si Kuzhe

Ne prezantimin zyrtar të Xhovani De Biazit binte në sy mungesa e një shalli apo kepeleje me logon e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në të kaluarën, në të gjitha prezantimet, trajnerët e huaj që kanë mbërritur në Shqipëri kanë pasur të vënë një shall apo kapele, ndërkohë që dje De Biazi ishte i veshur kostumin e tij serioz, por një aksesor i tillë sinjifikativ ka munguar. Mbase Kuzhe shallin që mbante gjithnjë në qafë, edhe gjatë ndeshjeve të kombëtares, e ka marrë me vete dhe nuk e ka dorëzuar në FSHF.

Trajnerët e huaj të epokës Duka

 

Tratativat për trajnerin e ri të kombëtares së Shqipërisë, pas largimit të kroatit Josip Kuzhe, kanë nisur me disa emra të përmendur. I pari ishte kosovari, ish-futbollist i kombëtares sonë, Besnik Hasi. Pas dështimeve në negociatat me zv.trajnerin aktual të klubit belg Anderleht, edhe gjermani Këstner, nuk ka pranuar të firmosë për Shqipërinë. Ndërkohë që mes emrave të shumtë të lakuar nga e gjitha Europa, në fund doli edhe pista italiane për trajnerin e kombëtares. Midis tyre edhe emri i trajnerit aktual Xhovani De Biazi, i cili nuk ishte ne pole-position në fillimet e negociatave. Emra të tjerë, si Benito Karbone, Mario Berreta dhe të tjerë, kanë qenë pjesë e listës së kandidatëve, por në fund FSHF e ka bërë zgjedhjen e saj dhe sot De Biazi është midis nesh. Le të presim për të parë punën e trajnerit të ri, i cili do të pasojë disa trajnerë të tjerë të huaj. I pari që mbërriti në tokën tonë ishte italiani tjetër, Xhuzepe Dosena, që më 01.07.2002 është prezantuar si trajneri i Shqipërisë, por pas vetëm 2 ndeshjeve ai është larguar pa gjurmë, në mënyrë enigmatike. Pas tij vjen gjermani Hans-Peter Brigel, i cili është edhe më i suksesshmi në aspektin e pikëve. Brigel qendroi deri më 2006, duke lënë një shije të mirë tek opinioni sportiv në Shqipëri. Oto Bariç, kroati, edhe pse me moshë të vjetër, ësh

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›