Neymar, shko në Evropë

Ish futbollisti i Barcelonës, Rivaldo e ka këshilluar sulmuesin Neymar që ta lë vendin e tij, Brazilin, për t’u transferuar në Evropë, ku do të fitonte eksperiencë para Botërorit 2014.
Sulmuesi i Santosit kërkohet nga ekipet e njohura si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United e Juventus, por ka vendosur të mbetet në atdhe.
“Të gjithë ne kemi nevojë për ndryshime. Neymar duhet ta lë Brazilin dhe rrethin familjar. Ai duhet të shkojë në Evropë për të fituar eksperiencë. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe Ganso e Lucas, pasi që edhe ata do të jenë pjesë e Botërorit 2014. Ata duhet të shkojnë në Evropë sa më shpejt”, theksoi Rivaldo për ‘Terra’.