Neymar, shumë më i mirë se Messi

Legjenda e Brazilit, Pele, mendon se Neymar është më i mirë se Lionel Messi.
Ylli argjentinas konsiderohet si futbollisti më i talentuar dhe admiruar në botë, por Pele beson se është një lojtar i cili është më i mirë dhe më i kompletuar se ylli i Barcelonës.
“Në krahasim individual, mendoj se Neymar është shumë më i mirë, më i kompletuar se Messi. Ai godet mirë me të dyja këmbët, driblon në cilindo krah dhe shënon gola. Messi është shumë i mirë por shumëçka varet se ku luan. Ai paraqitet mjaft mirë me Barcelonën por ka vështirësi me Kombëtaren e Argjentinës. Neymar luan mirë për Santosin dhe ekipin Kombëtar” tha Pele për Globoesporte.