E Shtunë, 31 Tetor 2026

Macheda, i gatshëm për huazim

Federico Macheda ka pranuar se tashmë ka diskutuar rreth mundësisë së huazimit të tij nga Manchester United dhe thekson se ka oferta në tavolinë.

Sulmuesi i ri italian nuk ka arritur të zë vend në planet e Sir Alex Fergusonit këtë sezon dhe pret të huazohet në ndonjë skuadër tjetër në janar.

“Kam mundësi, por nuk do të kthehem sërish në Itali. Do të doja të luaja në Angli sot dhe nesër, sepse dua që e ardhmja ime të jetë në Manchester United. Kam propozime nga Premierliga, jemi duke i vlerësuar ato dhe do të marrim vendime kur të vjen koha”, tha Macheda për Tuttomercatoweb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›