Milani ka nevojë për Tevezin

Mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng i ka bërë thirrje klubit të transferojë sulmuesin e rebeluar të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Rossonerët pritet të angazhojnë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Antonio Cassano nuk pritet të paraqitet më gjatë këtij sezoni pas operacionit në zemër. Maxi Lopez i Catanias po ashtu është përmendur si opsion për Milanin, por Boateng nuk ka dyshime rreth preferencës së tij.
“Maxi luan mjaft mirë, por ne kemi nevojë për dikë si Carlitos”, tha Boateng për Corriere dello Sport.