Babai dhe halla e Vidalit arrestohen për kokainë

Një muaj pak për të thënë i zi jashtë fushës për mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal.
Pas përjashtimit nga reprezentacioni i Kilit për konsumim të alkoolit dhe vonesë në stërvitje, Vidal është njoftuar se babai i tij Erasmo dhe halla Susana janë arrestuar për posedim të kokainës.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i policisë nga Vittoria ku ata të dy janë arrestuar nga organet e rendit.