Villa ndihet i rëndësishëm

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka insistuar se është i lumtur në Nou Camp dhe vazhdon të ndihet i rëndësishëm për ekipin katalan.
Reprezentuesi spanjoll nuk është në formën e tij më të mirë gjatë këtij edicioni dhe është përballur me kritika në muajt e fundit. Megjithatë, ai ka bërë të qartë se nuk brengoset për atë që thuhet në media.
“Ndihem i rëndësishëm, e aq më tepër kur trajneri flet mirë për mua. Nuk i kushtoj rëndësi asaj që thuhet jashtë klubit”, tha Villa gjatë një konference për shtyp.