Carvalho, në dyshim për El Clasico

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho pritet të kalojë një tjetër periudhë jashtë fushës për shkak të një lëndimi në gju, që pësoi në stërvitje.
Carvalho ka bërë vetëm tetë paraqitje për Los Merengues këtë sezon për shkak të një dëmtimi në shpinë, që i pamundësoi të luajë për pesë javë.
33 vjeçari nuk është aktivizuar nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit më 27 shtator, ndërsa klubi ka konfirmuar lëndimin e tij të ri, që e lë në dyshim serioz paraqitjen e tij në El Clasico kundër Barcelonës më 10 dhjetor.