Kryeministri mesazh ngushellimi familjes se Akademikut Tom Berisha

Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar familjes së Akademikut Tom Berisha, i ka shprehur atyre ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. "Ndarja nga jeta e njeriut tuaj me të dashur dhe mikut tim të çmuar është një humbje e madhe për ju, Tuzin dhe mbarë botën shqiptare", shprehet kryeministri.
Në telegramin drejtuar familjarëve kryeministri Berisha shprehet:
"Të dashur familjarë të afërm dhe miq të Akademikut Dr. Tom Berisha. Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur dhe mikut tim të çmuar është një humbje e madhe për ju, Tuzin dhe mbarë botën shqiptare.
Akademiku Tom Berisha lindi dhe u mbrujt nga familja e tij me ndienjat më të flakta të dashurisë për kombin dhe trojet shqiptare. Në rininë e tij të hershme si student do të ndërpriste studimet për të luftuar me burrëri dhe guxim pushtuesit nazifashist. Pas lufte Dr. Tom Berisha do ti kushtohej jetës akademike. Këto 20 vitet e fundit Toma do ti përkushtohej me të gjithë energjitë e tij dhe me talentin e ushtarakut të sprovuar, çështjes shqiptare në tërësi dhe organizimit të lëvizjes çlirimtare të Kosovës.
Gjeneral Tom Berisha dha një ndihmesë të veçantë në përgatitjen, armatimin dhe stërvitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tom Berisha nuk është më midis nesh por ka lënë nder të madh për familjen, miqtë dhe të gjithë shqiptarët, ka lënë veprën e luftëtarit të paepur të lirisë, atdhetarit zemërzjarrtë, shqiptarit shpirtndritur, që do nderohet gjithmonë.”