E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste zgjedh sot kryetarin per Tiranen

Partia Socialiste zgjedh sot kryetarin e ri të kësaj force politike Tiranën, pas dorëheqjes së Besnik Barajt pak muaj më parë.
620 anëtarë të Asamblesë së zgjeruar të Tiranës hynë të shtunën në proces votimi për të zgjedhur mes dy kandidatëve në garë, Ilir Zelës dhe Sajmir Tahirit. Ky i fundit që pas humbjes së bashkisë nga Edi Rama u komandua si kryetar i PS-së Tiaranë.
Para votimit 80% të fjalës së, Tahiri ia kushtoi historinë së tij të trokitjes si vullnetar, një herë pranë çadrës së Edi Ramës, si kryebashkiak në 2003-shin, e më pas kur Rama erdhi në krye të PS-së. Ditë të vështira këto për Tahirin pa njohje e kontakte, por me besim në vetvete
Të dy kandidatët në platformën paraqitën si bosht kryesor bashkimin
“ Ideja qendrore e platformës time, është bashkimi, i gjithë socialistëve, harmonizimi i talenteve, kontributeve e pëvojës individuale”-tha Ilir Zela
“Dua të drejtoj PS-nw e Tiranës. Duhet të rilindim bashkë. Ky vend të bëhet. Të ngrihemi mbi çdo motiv që na mban mënjanë njëri-tjetrit”-u shpreh Tahiri
Cilido që të drejtojë socialistët e Tiranës, angazhimi kryesor i forcës kryesore të opozitës prej rreth 7 vitesh është që në vitin e 8 të jetë më e organizuar që të mund të dalë në qeverisjen e vendit. Ilir Zela ka shfrytëzuar rastin për të qenë dhe më praktik në thirrjen e tij ndaj socialistëve të kryeqytetit, kur u bëri me dije se nuk mjaftojnë vetëm idetë si kontribut nga anëtarësia
Të drejtën e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës më të madhe të PS e kanë delegatët e Kongresit, kryetarët e degëve të PS së Tiranës, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare të kryeqytetit. Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›