Nga 15 gushti, parkim me pagese
Projekti do te pilotohet fillimisht ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe ne sheshin “Italia”
Nje projekt pilot per administrimin e ri te sistemit te parkimit me pagese do te filloje te zbatohet prej dates 15 gusht, ne dy zona kryesore te Tiranes: Bulevardi “Deshmoret e Kombit” (e disa akse rrugore rrotull tij) dhe sheshi “Italia”, prane stadiumit “Qemal Stafa”. Qellimi eshte ngritja e nje sistemi te ri administrimi te parkimit, ku te ndahet sistemi i shitjes se biletes nga sistemi i kontrollit.
Zonat
Konkretisht, zonat ku do te aplikohet projekti pilot i parkimit publik me pagese do te jene: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, duke filluar nga kryqezimi mes dy Ministrive, deri tek Ura e Madhe e “Dajtit”, Bulevardi “Gjergj Fishta”, nga Ura e madhe e “Dajtit”, deri tek Ura “Deshmoret e 4 Shkurtit” dhe qe nga kryqezimi i rruges “Myslym Shyri” me rrugen “Deshmoret e 4 Shkurtit”, deri tek Ura e Re e Bllokut. Gjithashtu, zona tjeter eshte zona perpara stadiumit “Qemal Stafa”, qe eshte sheshi “Italia”, me te gjithe rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perendimor. Bileta, e cila do te kete te gjithe elementet e sigurise eshte e ndertuar ne menyre te thjeshte dhe eshte lehtesisht e perdorueshme nga cdo qytetar. Ajo vendoset ne nje vend te dukshem, ne pjesen e brendshme te xhamit te makines, per te qene lehtesisht e identifikueshme nga kontrolloret. Do te jene strukturat e Policise Bashkiake, ato qe do te bejne kontrollin dhe do te marrin masat perkatese administrative. Per kundravajtesit e sistemit do te aplikohen sanksionet e parashikuara ne Kodin Rrugor, sanksione te cilat arrijne deri ne heqjen e mjetit me karrotrec.
Bileta
Projekti i mesiperm parashikon fillimin e aplikimit te pageses se tarifes se parkimit, (njeqind leke/ora), miratuar nga Keshilli Bashkiak i Qytetit. Kjo eshte nje shifer tejet e larte po te kemi parasysh se nje drejtues mjeti mund ta lere makinen per shembull per 8 ore (aq sa eshte orari zyrtar i punes), dhe ne kete rast do te paguaje plot 80 leke te rinj. Por, nese do t’i duhet ta beje perdite nje gje te tille, atehere ai del me te vertete deficit. Ndersa cmimi eshte mjaft i larte edhe per kategori te tjera njerezish, te cilet duhet te maten mire para se te parkojne ne zonat e siperpermendura. Disa pika shitje do te vendosen ne afersi te vend-parkimeve publike me pagese, te parashikuara ne kete projekt pilot, ne distanca te aferta, duke u mundesuar qytetareve lehtesine e pajisjes me bilete, ne cdo moment qe ata do te vendosin te parkojne mjetet e tyre ne zonat e mesiperme, zona te cilat do te jene te pajisura me sinjalistiken e nevojshme rrugore.
Punavija: Projekti do te miremenaxhoje trafikun
Drejtori i Drejtorise se Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes Enton Punavija, pasi informoi mbi detajet e ketij projekti te rendesishem, i cili synon gjithashtu te lehtesoje trafikun e kryeqytetit, u shpreh per mediat se efekti kryesor i zbatimit te tij do te jete miremenaxhimi i trafikut rrotull Qendres se qytetit te Tiranes, ne reduktimin e ndotjeve urbane. Sipas tij, ky projekt synon te promovoje zbatimin e politikave te reduktimit te levizjes me mjete private, duke i dhene prioritet levizjes me mjetet e transportit publik, bicikleta, kembesore. “Po ashtu, projekti ka si qellim t’u jape perparesi zonave kembesore ne kryeqytet, si sheshi “Skenderbej”, nderkohe qe synon gjithashtu te reduktoje ne menyre te ndjeshme levizjet me mjete private motorike, ne zonen rreth qendres se qytetit, gje e cila do te ndihmoje ne uljen e ndotjes se ambientit dhe rritjen e cilesise se jetes ne komunitet”, tha Punavija.
L.Ndoka