Nga Gërdeci niseshin fishekët për në Kabul
• Shkëlqim Prini është një nga punëtorët më të vjetër të fabrikës së demontimit të predhave në Gërdec.“Fishekët e paketuar në Gërdec niseshin me traget nga Durrësi”Fatos MahmutajGjatë tetë muajve të punës aty, atij i ishte dashur të ushtrohej në të gjithë proceset e punës, ndërsa pohoi se ishte nga të paktët persona që kishin paketuar fishekë kallashnikovi në Gërdec, të cilët sipas tij shiteshin në një linjë tjetër nga ajo e Rinasit që kontrollohej nga MEICO. Sipas tij në Gërdec fishekët, shkarkoheshin natën dhe pastaj paketoheshin në paleta, që ngarkoheshin me transpaletë tip “pirun” dhe dërgoheshin në Durrës. Aty ai pohoi se kishte mësuar se këta fishekë niseshin me traget. Prini pohon se gjatë kohës që ka punuar aty, dy-tri ditë i është dashur të kryente këtë punë, pasi ai ishte një nga punëtorët e demontimit. Sa kohë keni punuar në repartin-fabrikë të Gërdecit?Kam punuar rreth tetë muaj në repartin e Gërdecit.Ke nisur punë që nga fillimi?Po, por kam punuar me shkëputje. Kam punuar në të gjitha proceset që ka pasur nevojë fabrika. Çmontim fishekësh, pastaj transport, sistemim arkash.Cilat arka sistemonit?Ato që shkarkoheshin dhe liroheshin nga municionet. Pastaj këto arka kaloheshin për transport dhe dërgoheshin jashtë repartit. Pra, juve sistemonit arka nga i cili hiqej municioni për demontim, apo arka nga të cilat municioni shpaketohej nga kutitë metalike dhe vendosej në kuti të tjera kartoni?Arkat boshe dërgoheshin në vendin e caktuar.Ju paketonit fishekë?Po.Në repartin e Rinasit apo Gërdecit?Në Gërdec. Fishek kallashnikovi?Po. 7.62 mm.Sa kohë keni punuar aty?Rreth tetë muaj.Po me paketimin e fishekëve? Me fishekët. Ishte periudhë e shkurtër. E shkurtër sepse na merrnin kur kishin nevojë. Kjo për shkak se ne ishim te norma e çmontimit dhe jo e paketimit. Sa herë keni punuar në këtë proces?Nja dy-tre ditë. Vetëm kur kishin ata nevojën e tyre. Ne i vinim nëpër paleta dhe i dërgonin për transport. Ju keni ngarkuar paleta?Jo ato ngarkoheshin me mjete motorike, tip “Pirun”, transpaletë. Në drejtim largoheshin këto paletat?Thonë që në Durrës, për në traget. Ju keni ngarkuar vetë, paleta?Jo. Në momentin e tragjedisë ishit aty?Po isha në fabrikë. Procesi i punës ishte heqja e barutit nga gëzhojat. Puna vazhdoi si çdo ditë. Në orën 11:45, apo 11:50 shohim që merr papritur baruti. Pas kësaj ikëm të gjithë.Sa njerëz kishte brenda?Mbi 100 vetë. Mbetën shumë njerëz në fabrikë?Nuk dihet numri i saktë. Pasi u dëmtuan edhe rrugës, kishte të vdekur. Jo vetëm në fabrikë. Ne dolëm me shpejtësi. Duke marrë rrugën e malit. “Në Rinas paketonim fishekët e kallashnikovit në kuti kartoni”TIRANE - Nertil Dedej, 21-vjeçari nga Vora është një nga punëtorët që ka paketuar në repartin e Rinasit fishekët e kallashnikovit, të cilët do të niseshin me avionë jashtë Shqipërisë. Në një prononcim për “Panorama”, dje ai pohoi se kishte filluar punë diku nga fundi i prillit apo fillimi i majit të vitit të kaluar, pasi kishte kontaktuar me një person që quhej Tani, (Dritan Minxolli). Aty sipas Nertilit punohej me skuadra nga tre vetë, ndërsa ky kishte qenë punëtori më i dalluar pasi bashkë me dy bashkëpunëtorët e vet kishin kapur disa herë normën më të lartë. Nertili pohoi se fishekët vinin të paketuar në kutitë e tyre standarde, një arkë druri kishte dy kuti metalike, nga ato që rëndom quhen kaseta. Sipas tij në fillim, hapeshin kutitë e drurit dhe nxirreshin kutitë metalike. Pastaj edhe këto hapeshin dhe fishekët, vendoseshin në kuti kartoni. Sipas tij fishekët ishin të lidhur bashkë nga 20 copë. Pastaj sasia e katër kutive metalike mbushte një kuti kartoni, ndërsa 20 kartonë mbushnin një paletë. Kartonët vendoseshin në katër kate, çdo kat kishte 5 copë, tre të vendosur për së gjati dhe dy për së gjeri. Në momentin që dorëzohej një paletë punëtori paguhej 25 mijë lekë të vjetra. Kjo ishte norma, që duhej të bëhej përditë nga punëtorët e paketimit, që sipas 21-vjeçarit kishte edhe raste që mezi e arrinin gjatë tetë orëve të punës. Nertili pohon se pasi kishte punuar pak ditë aty, ishte transferuar me të njëjtën pagesë, në repartin Gërdecit ku ishte marrë me demontimin e fishekëve të kalibrit 12.7 mm dhe 14.5 mm. Gjatë kësaj kohe Nertili kishte punuar si drejtues i njërës prej makinerive që demontonte fishekët e mitralozave të rëndë, kohë sipas tij kishte përfunduar afër fundvitit të kaluar. Ndërkohë gjatë kësaj kohe në repart veç tjerash ishin demontuar edhe sasi të konsiderueshme fishekësh të kalibrit 7.62 mm, të cilët përdoren për pushkët “Pesëshe”, të prodhimit sovjetik apo gjerman. Më pas, kur në këtë repart kishte filluar demontimi i predhave, 21-vjeçarit i ishte ulur rroga në 20 mijë lekë të vjetra norma, ndaj ishte detyruar ta linte punën. Largimin nga Gërdeci, i riu nga Vora e konsideron fat, pasi i shpëtoi tragjedisë, që përfshiu ish-bashkëpunëtorët e tij. fa.ma.BLEDAR HOTIPresidenti amerikan, Xhorxh Bush, kërkon realizimin e programeve të reja për çmontimin e armatimeve në Shqipëri. Me anë të një mesazhi drejtuar Presidentit shqiptar, Bamir Topi, Bush shpreh ngushëllimet në emër të popullit amerikan për tragjedinë e ndodhur në Gërdec të Vorës. Mesazhi i Presidentit Bush iu dorëzua dje paradreke Presidentit Topi, nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë mundësinë e një akti kriminal të qëllimshëm në Shqipëri në fabrikën e demontimit në Gërdec, 20 km larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës.Letra“I dashur z. president, në emër të popullit amerikan, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella për tragjedinë që ndodhi në Gërdec, si pasojë e së cilës u plagosën dhe humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm! Mendimet dhe lutjet e mia janë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe për popullin shqiptar gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në mesazhin e Bush. Në të vlerësohet puna e kryer në realizimin e çmontimit të municioneve. “Vendosmëria e Shqipërisë për të zhdukur municionet e tepërta të rrezikshme është për t’u lavdëruar dhe shumë pak vende mund të krahasohen me arritjet e saj. Incidenti i Gërdecit na tregoi se sa jetësor është për Shqipërinë dhe bashkësinë ndërkombëtare të qenit të përkushtuar ndaj programeve, të cilat në mënyrë të parrezikshme e eliminojnë këtë rrezik ndaj sigurisë publike. Mbështetja dhe vendosmëria juaj vlerësohen shumë!”, citohet në mesazhin e presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush.Pista e aktit terroristDepartamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë mundësinë e një akti të qëllimshëm në ngjarjen tragjike të 15 marsit, të ndodhur në Gërdec. Kjo hipotezë, e sulmit të qëllimshëm u rrëzua poshtë nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Casey. Në një konferencë për shtyp Tom Casey të pak ditëve më parë, duke komentuar këtë tragjedi, ka deklaruar se, “edhe pse hetuesit po hetojnë mbi ngjarjen, kjo nuk është diçka që ngjet si rezultat i një akti të qëllimshëm ose një sulmi, megjithatë unë shpresoj tek autoritetet shqiptare të zbulojnë detajet e saj”. “Sigurisht, është e domosdoshme të theksohet se duhet të bëhen përpjekje që këto ndërtesa të jenë të sigurta, në mënyrë që këto incidente që ne po shohim të mos ndodhin”, u shpreh Casey. Ndërsa për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, zëdhënësi i DASH-it u përgjigj prerë, duke thënë se, “qartësisht këto janë çështje të brendshme të qeverisë shqiptare, të cilës i takon të përgjigjet e të merret me to”. Zëdhënësi i DASH-it, Casey vuri në dukje domosdoshmërinë për marrjen e masave të nevojshme nga ana e qeverisë shqiptare për rritjen e sigurisë në depot e armatimit të shpërndara anembanë vendit. Pasi vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, do të bëhet e mundur parandalimi i të tilla incidenteve me pasoja tragjike. Ndërsa u bë e ditur se qeveria e SHBA-së, nëpërmjet USAID-it do të ndihmojë qeverinë shqiptare me medikamente mjekësore e mjete të tjera asistente për të ndihmuar të plagosurit e kësaj katastrofe e minimizuar pasojat e saj. Në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësi i tij shprehu ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të prekurit nga shpërthimi tragjik në repartin ushtarak të Gërdecit, si dhe familjarët e gjithë atyre personave që kanë humbur jetën. Hipoteza e aktit kriminal, të qëllimshëm, apo terrorist qarkulloi dhe në ditët e para te klasa politike shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë. Por një nga pistat e hetimit të Prokurorisë është edhe akti kriminal, vendosje të qëllimshme të zjarrit në atë fabrikë. Një gjë e tillë u përmend edhe në diskutimin që ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko mbajti në Parlament për këtë tragjedi. Ai e lidhi këtë ngjarje me zhvillimet në rajon kur së fundmi është edhe pavarësia e Kosovës. Ndërsa ditë më parë agjencia e lajmeve “INA” në Maqedoni, duke cituar një diplomat të huaj e lidhte këtë ngjarje si vepër e shërbimeve sekrete të huaja. Por një hipotezë e tillë, u rrëzua nga shefi i SHISH-it, Bahri Shaqiri, gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Sigurisë. Sipas tij, lajmi i publikuar nuk ishte i vërtetë dhe se ky demontim i armëve ishte një çështje që i përket Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe jo SHISH-it. Ndërsa komisioni parlamentar i Sigurisë ka vendosur të zhvillojë një analizë pune, duke thirrur në raportim titullarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues të SHIU-t për këtë tragjedi të ndodhur. Komisioni parlamentar i Sigurisë pritet të dalë dhe me një raport në lidhje me këtë ngjarje, duke kërkuar ballafaqim me gjithë strukturat e shtetit, të cilët duhen të ishin vënë në dijeni për këtë aktivitet për demontimin e armëve. Disa ditë më parë Kuvendi u përfshi në debate të ashpra për ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën mbi 20 viktima dhe u plagosën mbi 300 persona të tjerë. Ndërsa shumë shtëpi banimi, rreth 4 000 mijë kanë pësuar dëmtime, ku një pjesë e tyre u shkatërruan totalisht. Opozita fajësoi qeverinë për këtë marrëveshje të demontimit të armëve dhe kërkon shkarkimin e kryeministrit Berisha, duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor.Gërdec, sinjali erdhi nga vizita e BushPrania e një sasie të madhe municioni u bë prezent që në muajin qershor të vitit të kaluar, kur në Shqipëri do të shkelte për herë të parë Presidenti i Shteteve Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Forcat speciale amerikane, marinsat gjatë inspektimit të zonës së Vorës dhe të aksit Rinas-Tiranë konstatuan gjendjen e një sasie të konsiderueshme të municionit në Vorë, në Gërdec. Për këtë gjendje autoritetet amerikane njoftuan zyrtarët shqiptarë, duke i kërkuar heqjen e tyre, pasi mund të përbënin kërcënim serioz. Ky ka qenë dhe sinjali i parë për situatën e një sasie të konsiderueshme të municionit në zonën e Vorës.Ndihma e amerikanëveMenjëherë SHBA-ja ka dhënë ndihma të menjëhershme në përballimin e kësaj ngjarjeje tronditëse në Gërdec të Vorës. Ambasada amerikane duke bërë të ditur se, është e shokuar nga ngjarja e ndodhur, është vënë në kontakte të menjëhershme me qeverinë shqiptare për të konkluduar për ndihmën që mund të jepet në zgjidhjen e kësaj situate. Kështu flitej për ndihma ushtarake dhe financiare, si dhe në bërjen të mundur demontimin e zonës në Gërdec. Gjithashtu ambasada amerikane ka bërë të ditur se, do të ndihmojë qeverinë shqiptare në zbardhjen e tregtisë së armëve me firmën amerikane.Danimarka, 40 mijë euro ndihmëQeveria e Danimarkës vendosi t’i dhurojë 40.000 euro Kryqit të Kuq Shqiptar, si ndihmë të shpejtë për viktimat e aksidentit të Gërdecit. Danish Church Aid ndihmon me heqjen e municionit për ta bërë zonën të sigurt. Fondi i ndihmës po jepet nëpërmjet Kryqit të Kuq, i cili do të përdoret për t’i ardhur në ndihmë familjeve të viktimave dhe të dëmtuarve. Meqenëse kjo organizatë është duke punuar në vendngjarje dhe është në dijeni të nevojave për artikuj ushqimorë dhe jo ushqimorë. Kryqi i Kuq Shqiptar ka një të kaluar të pasur dhe kapacitetet e nevojshme për të organizuar ndihmën.Munk: Demontimi, u shkelën rregullat ushtarakeAmbasadori danez në Tiranë, Niels Severin Munk, ka deklaruar se demontimi i armëve është një përgjegjësi qeveritare, duke lënë të nënkuptohej se një proces të tillë nuk duhej ta bënte privati, si në Gërdec. Në një deklaratë për median ambasadori Munk u shpreh se, “në përputhje me deklaratat e Presidentit Bamir Topi dhe ish-presidentit Alfred Moisiu, Danimarka ndan me ta shpresën për hetimin e plotë publik të shkaqeve të këtij aksidenti rrëqethës”. “Gjithashtu, duket që rregullat ushtarake për çmontimin e municionit janë shkelur rëndë. Çmontimi i municioneve normalisht është një përgjegjësi qeveritare. Tashmë autoritetet përkatëse shqiptare duhet të vlerësojnë me kujdes procedurat për të shmangur plotësisht një rrezik të ngjashëm në të ardhmen”, thuhet në deklaratën për shtyp. Ndërsa bëhet e ditur se Danish Church Aid po ndihmon, me anë të dy skuadrave çminuese të përbërë prej 22 personash për të siguruar një zonë prej 2 kilometra katrorë. Shprehim kënaqësinë që qeveria shqiptare ka pranuar ekspertizën daneze për çminimin dhe heqjen e armatimit të pashpërthyer (UXO).Ndërsa theksohet se, një angazhim afatgjatë nga autoritetet është urgjentisht i nevojshëm për të kthyer zonën në gjendjen e mëparshme dhe për të organizuar punën në pjesët e tjera të vendit. “E pafalshme që s’kishte informacion”Eshtë e pafalshme që institucionet shtetërore të mos kenë pasur asnjë rresht informacion për atë që ka ndodhur në Gërdec. ADI SHKEMBIPresidenti Bamir Topi ka kritikuar dje të gjitha organet shtetërore të cilat kanë detyrë të survejojnë të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kreu i shtetit e ka quajtur të pafalshme faktin se këto institucione nuk kanë pasur sinjale për atë që po ndodhte vetëm pak kilometra larg Tiranës. Sipas Topit “si shpjegohet që askush nuk na kishte vënë në dijeni për këtë gjendje në terren? E kam fjalën për SHIKU, SHISH, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, shërbimet e autoritetit fiskal, ato të punës dhe të autoriteteve monitoruese të shëndetit paraprak, prej të cilave nuk ka pasur as edhe një rresht të vetëm informacion mbi atë që ndodhte në Gërdec. Eshtë e pafalshme, askush nuk ka thënë asgjë, mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend dhe të autostradës kryesore të vendit”. Sipas kreut të shtetit tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetë jetime, teksa shtoi se ajo ka emra dhe mbiemra. Topi tha se për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi një javë më parë duhet të ketë një hetim serioz dhe transparent. Presidenti theksoi para anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare se institucionet e pavarura të hetimit duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëra- tjetrën për nxjerrjen e të gjitha fajtorëve. Sipas Topit nuk duhet harruar fakti se vendi ndodhet në prag të Samitit të Bukureshtit ku do të vendoset marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO. “Do të ishte e pafalshme për ne të lejonim që procesi historik i Integrimit Euro-Atlantik të vendit tonë, të komprometohej nga papërgjegjshmëria apo nga veprimtaria e paligjshme e ndonjë individi cilido qoftë ai, të ndonjë zyrtari të korruptuar dhe të cilitdo që i është kundërvënë interesave kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne duhet t’i dëshmojmë opinionit ndërkombëtar se Shqipëria e meriton NATO-n dhe integrimin Euro-Atlantik”, u shpreh më tej Presidenti Topi. Duke u ndalur në proceset teknike që bëheshin në fabrikën e Gërdecit, kreu i shtetit tha se ishte e patolerueshme që në atë fabrikë punonin njerëz të pa specializuar dhe të patrajnuar. “Në një vend ku ka shumë ish-ushtarakë të arsimuar dhe të papunë, është e pafalshme që procese kaq teknike, njëkohësisht të vështira dhe delikate të bëhen nga civilë të cilët nuk kanë kryer as edhe një ditë shërbim ushtarak. Nuk mund të tolerojmë askënd të justifikohet duke thënë se ajo ishte një firmë private”, u shpreh më tej Presidenti Topi. Në këtë mbledhje, kreu i shtetit i ka propozuar Ministrisë së Brendshme të shohë mundësinë e ngritjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile si dhe krijimin e një qendre operative të emergjencave civile, e cila sipas tij do të kontribuonte në rritjen e efikasitetit të menaxhimit të krizave. Gjithashtu Presidenti Topi nuk i ka kursyer kritikat edhe për punën e zezë që bëhet në këtë fabrikë. “Duhet të marrë fund njëherë e mirë puna e zezë në vend, në mënyrë të veçantë në aktivitete kaq delikate. Nuk mund të ketë më tolerancë mbi ata që duan të pasurohen mbi kurrizin e fëmijëve. Zero tolerancë, për cilindo që mendon se mund të rikthejë marrëdhëniet poshtëruese të punës në Shqipëri. Pres nga Shërbimet Informative, nga Policia dhe nga Inspektoratet e ndryshme shtetërore, të godasin pa mëshirë këdo që shfrytëzon një njeri tjetër, për të pasuruar veten”, u shpreh më tej Presidenti Topi. Në fund të fjalës së tij kreu i shtetit ka kërkuar impenjim maksimal të të gjitha institucioneve për daljen sa më shpejt nga kjo situatë. “Shtetasit na kanë dhënë besimin për t’i drejtuar ata. Partnerët na kanë dhënë besimin dhe po na ndihmojnë të integrohemi. Karshi këtij besimi duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më bashkëpunues të gjithë bashkë. Besoj që me këtë dozë përgjegjshmërie dhe bashkëpunimi do të vazhdojmë këtë mbledhje të cilën e konsideroj tashmë të hapur, duke shpresuar se nga këtu do të dalim me propozime konkrete dhe masa efektive, në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit, por edhe që situata të tilla të mos përsëriten më në Shqipëri”, përfundoi Topi.Berisha: Institucionet dështuan për GërdecinKryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje reformë të thellë në disa institucione, si Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe SHIK e SHISH. Duke folur pas një vizite në Gërdec kreu i qeverisë tha se këto institucione dështuan në parandalimin e kësaj tragjedie dhe për të shmangur të tjera si kjo duhet të ketë një reformim të thellë të tyre. “Dështim është në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm, në dy shërbimet, në institucionet e tjera të tatimeve, të inspektimit, në shtrimin e informacionit, në sistemin e Prokurorisë, sepse ju e keni të qartë se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra në këmbë. Këtu është një problem shumë madhor. Unë ju ndjek ju në të gjitha analizat tuaja dhe janë të drejta, por problemi është se këto parandalohen, para së gjithash e mbi të gjitha, nëpërmjet reformave të thella, që garantojnë se këto ngjarje nuk mund të përsëriten. E them edhe një herë asgjë nuk ka ardhur nga mungesa e ligjit”, u shpreh Kryeministri Berisha. Me këtë rast ai ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për kryerjen e këtyre reformave. Berisha tha se është i hapur të bashkëpunojë me opozitën. “Duke kërkuar nxjerrjen e çdo përgjegjësie personale të cilitdo, duke i shprehur besim e mbështetje Prokurorisë për punën e saj të pavarur, do të përkushtohem tërësisht për një sistem reformash të thella që të mos lejojmë më kurrë përsëritjen e dramave të tilla. Do të mbetem i hapur të bashkëpunoj ngushtësisht me opozitën, sikundër ne jemi një vend i lirë dhe opozita të bëjë përzgjedhjen e saj”, theksoi më tej kryeministri Berisha.OKB sjell ekspertë në GërdecOrganizata e Kombeve të Bashkuara sjell ekspertë në Tiranë pas kërkesës për ndihmë nga ana e qeverisë. Ekipi përbëhet nga gjashtë anëtarë, ekspertë të planifikimit civil të emergjencave, komunikimit, logjistikës, të koordinimit dhe menaxhimit të emergjencave, si dhe ekspertë të vlerësimit të impaktit mjedisor. “Kombet e Bashkuara janë të gatshme të asistojnë Shqipërinë përgjatë tragjedisë” tha Gülden Turkoz-Cosslett, Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri.Rama në Laç në familjen MalÇiKryetari i PSSH, Edi Rama ka qenë dje në familjen e Ilirjan Malçit, një prej të viktimave të Gërdecit. Familja e Ilirjan Malçit në qytetin e Laçit ka pritur sot ngushëllime. Në këtë ceremoni mortore ka qenë edhe Kryetari i PSSH, Edi Rama dhe sekretari Organizativ Blendi Klosi, të cilët kanë qenë pranë kësaj familjeje në dhimbjen e tyre. Trupi i ish-fadromistit Malçi u gjet nën rrënojat nga vetë familjarët pas shpërthimit tragjik të Gërdecit.Koçi: Presidenti të mbledhë partitëDeputeti socialist Petro Koçi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës të mbledhë në një tryezë krerët e partive politike për të diskutuar për ngjarjen e Gërdecit. Sipas Koçit Presidenti duhet të dëgjojë argumentet politikë të partive të shprehura dhe në Kuvend. Gjithashtu deputeti socialist, i cili është anëtar i Këshillit i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar të pamjaftueshëm dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sipas tij organet e hetimit duhet të jenë të pandikuara nga politika. Republikanët: Jashtë qeverisë deri sa të përfundojnë hetimetPartia Republikane do të qëndrojë jashtë kabinetit qeveritar deri sa të përfundojnë hetimet për kreun e kësaj partie, ministrin e Mbrojtjes në detyrë Fatmir Mediu.ADI SHKEMBIKy vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë së kësaj partie, ku për mbi 90 minuta është diskutuar për situatën pas dhënies së dorëheqjes nga ana e Mediut. Burimet bëjnë të ditur se ka qenë pikërisht presidenti i nderit të asamblesë së PR-së, ish-kryetari i kësaj partie, Sabri Godo ai që ka propozuar që kjo forcë politike të mos ngutet dhe të mos kërkojë asnjë post ministror deri në përfundim të hetimeve për Mediun. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se kreu i republikanëve i ka paraqitur anëtarëve të kryesisë, gjithçka dinte rreth tragjedisë së Gërdecit, madje është treguar i gatshëm t’u vërë në dispozicion atyre nga një dosje me të gjitha materialet që disponon. Në përfundim të këtij takimi, kreu i republikanëve Mediu, presidenti i nderit Godo dhe kryetari i grupit parlamentar, Arjan Madhi janë takuar për rreth 40 minuta me Kryeministrin Berisha, të cilit i kanë komunikuar vendimin për të mos u përfaqësuar me post qeveritar deri në momentin e përfundimit të hetimeve. Burime pranë këtij takimi bëjnë të ditur se Kryeministri Berisha e ka mirëkuptuar vendimin e republikanëve. “Unë nuk e shoh Partinë Republikane jashtë qeverisë. Kjo do të ngelet deri në momentin e përfundimit të hetimeve”, mësohet të ketë thënë Kryeministri Berisha pasi tre drejtuesit e PR-së i kanë paraqitur vendimin e kryesisë së tyre. Në përfundim të këtij takimi Godo tha se “Unë thashë që ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij koalicioni me përfaqësinë që kemi në qeveri në nivel zv.ministrash dhe pastaj në tërë administratën shtetërore. Do t’ia lëmë kohës të zbardhet njëherë kjo që ka ndodhur, të dalë se të kujt janë përgjegjësitë dhe mbi ç’shkallë rëndojnë mbi secilin dhe vetëm atëherë mund të rikthehemi në qeveri doemos me kushtet tona”. Vendimi, Godo e paralajmëroiPresidenti i Nderit të Asamblesë së PR-së, Sabri Godo e paralajmëroi një ditë më parë vendimin për të qëndruar jashtë qeverisë. Në një intervistë për “Panorama”, Godo tha se “Unë kam mendimin se ne nuk duhet të kërkojmë menjëherë një vend në qeveri. Ky është një mendim i imi që do ta diskutoj nesër (sot) në mbledhjen e kryesisë. Nuk e di sa do më përkrahin të tjerët, por unë mendoj se deri sa është në proces verifikimi i Mediut, ne s’kemi pse ngutemi. Mund të qëndrojmë jashtë qeverisë, por gjithnjë brenda koalicionit. Jemi të përfaqësuar me dy zv.ministra me drejtorë. Ne jemi për ta mbajtur dhe për ta forcuar këtë koalicion”.Administrata në punë edhe gjatë fundjavëSKryeministri Berisha ka urdhëruar dje që të gjithë punonjësit e administratës të jenë në punë këtë fundjavë. Ky vendim është marrë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës civile në Bashkinë e Vorës, në komunat Kashar e Prezë, të Qarkut të Tiranës dhe në komunat Maminas, Manzë dhe Bubq, të Qarkut të Durrësit. Kështu në këtë vendim përfshihen të gjithë punonjësit e disa prej ministrive kryesore, të cilat kanë edhe lidhje me dëmshpërblimin dhe kryerjen e të gjitha procedurave për rindërtimin e shtëpive në zonën që u prek nga tragjedia e një dite më parë. “Me porosi të Kryeministrit Berisha, për punonjësit e administratës se Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ditët e pushimit javor dhe të festave zyrtare, përkatësisht datat 22-25 mars 2008 janë ditë pune”, thuhet në njoftimin e nxjerrë mbrëmë në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Valentina Leskaj: Nuk do bojkotojmë KuvendinKryetarja e grupit parlamentar të opozitës, Valentina Leskaj deklaroi dje se opozita nuk do të bojkotojë Parlamentin dhe zhvillimet e saj. Gjatë një deklarate për shtypin, Leskaj deklaroi se në seancën e radhës, Kuvendi do të ketë sërish debate për ngjarjen në Gërdec. “Kuvendi do të ketë sërish debate për vrasësit e Gërdecit”, u shpreh kryetarja e grupit parlamentar socialist. Gjithashtu Leskaj ka vazhduar me kërkesat e opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit Berisha duke e quajtur si të vetmin përgjegjës për tragjedinë e madhe. “Në këtë moment Valentina Leskaj ka deklaruar se është e nevojshme që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Kryeministri Berisha duhet të lenë imunitetin në mënyrë që të hetohen nga Prokuroria”. Sipas saj “një ngjarje e tillë si ajo e Gërdecit duhet të zbardhet plotësisht dhe duhen gjetur autorët përgjegjës në mënyrë që të vendosen përpara përgjegjësisë”. Pak ditë më parë opozita organizoi një seancë debati me Kryeministrin Berisha në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Gjatë diskutimeve të tyre, deputetët socialistë hodhën gjithë përgjegjësinë për ngjarjen qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Presioni i opozitës bëri që ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të japë dorëheqje. Por çdo ditë në deklaratat e saj opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe lënien e mandatit të deputetit nga ai dhe nga ish-ministri i Mbrojtjes. Ndërkaq Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim për ngjarjen ku ka thirrur edhe ministrin e dorëhequr Mediu. Sipas opozitës, dorëzimi i imunitetit të deputetit do të lehtësonte punën e Prokurorisë për të qenë sa më pak i ndikuar dhe nën presionin e ekzekutivit dhe Parlamentit. “Tragjedinë nuk e kemi nga Zoti, por nga ata që kanë marrë votën për të na dalë zot, që nuk mund të mbulohet, siç po mbulohet numri i viktimave, e që nuk mund të tolerohet pa dalë e plotë përgjegjësia morale, politike e ligjore, siç janë toleruar plot bëma e gjëma familjare, të shkaktuara nga papërgjegjshmëria e politikës së vjetër”, është shprehur Rama. “Marshimi i heshtjes”, për Gërdecin mijëra në sheshPartitë opozitare organizuan dje ma-rshimin e heshtjes ashtu siç e kishin parashikuar. Aristir LumeziShumë qytetarë të Tiranës, por dhe të ardhur nga rrethet i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së subjekteve politike të opozitës për të bërë homazh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në nderim të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Ashtu siç ishte parashikuar, gjatë mitingut nuk pati as flamuj partiakë dhe as banderola politike, por një ecje e gjatë e heshtur e cila kulmoi para Kryeministrisë dhe Presidencës. Me qirinj të kuq në duar, turma është pozicionuar përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur të ndezin qirinjtë e kuq përpara Kryeministrisë. Gjithashtu ata kanë vendosur të qëndrojnë edhe pak minuta përpara Presidencës si një shenje proteste tepër të heshtur për tragjedinë e Gërdecit. Forcat e policisë janë të vendosura në kryqëzimet kryesore. Në “Marshimin e Heshtur” marrin pjesë njerëz të moshave të ndryshme të cilët ashtu kreu socialist Edi Rama, kanë marrë në duar qirinj të kuq. Ishte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili vendosi i pari qiriun tek porta e Kryeministrisë duke treguar se ajo ishte përgjegjëse e tragjedisë që deri tani numëron 21 viktima dhe shumë të zhdukur. Më pas kanë vijuar dhe Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Neritan Ceka e shumë qytetarë të Tiranës. Të qetë dhe pa thirrje, duke respektuar kujtimin e njerëzve që humbën jetën të shtunën e kaluar, qytetarët i janë drejtuar godinës së Presidencës ku edhe aty kanë vendosur qirinj. ParullatSapo janë afruar para Kryeministrisë të rinjtë që i paraprinin turmës kanë nisur të hedhin thirrje kundër qeverisë dhe Kryeministrit Berisha. Edhe pse kreu socialist ka qenë i vendosur të mos lejojë deklarimin e parullave kundër qeverisë, ai nuk ka mundur t’i shmangë tërësisht. Rama kërkoi që ato t’i lenë thirrjet dhe të qetësohen për shkak të qëllimit të këtij marshimi. Një banderolë e madhe është vendosur në kangjellat e portës së kryeministrisë. “Nëpunësi Berisha, në emër të popullit je i pushuar nga puna”, shkruhet në banderolën nën të cilën janë ndezur qirinjtë e protestuesve. Gjithashtu në kuadër të protestës për të kundërshtuar qeverinë Berisha, është shfaqur edhe një parullë tjetër e cila shkruan se “kjo qeveri nuk na jep siguri”. Edhe pse me pak elementë dekorative dhe demonstrativë, pa flamuj, pa shumë pankarta dhe parulla, marshimi i djeshëm ishte një shprehje e rrallë për politikën shqiptare në këtë formë, e cila vazhdimisht është mësuar ta shprehë indinjatën në raste të tilla dhunshëm dhe me pasoja. Të bashkuarTë gjitha partitë e majta kanë qenë bashkë në marshimin e djeshëm edhe pse pak ditë para tragjedisë ato ishin pozicionuar në dy kampe për shkak të reformës zgjedhore. Kreu socialist edhe dje paradite i bëri thirrje qytetarëve të mos mungojnë në marshimin e pasdites për të nderuar viktimat e tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, tre partitë e tjera opozitare, LSI, PDS dhe PAD në një konferencë të përbashkët i kanë bërë thirrje anëtarësisë dhe simpatizantëve të tyre të dalin në sheshin Skënderbej në marshimin e heshtur. Ka qenë pikërisht ky shesh nga ka nisur dhe marshimi. Rama me drejtuesit e tjerë të PS-së i janë bashkangjitur Metës, Milos, Cekës dhe drejtuesve të tjerë të këtyre partive duke zbritur të gjithë bashkë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Opozitarët kafe tek “Tajvani”Krerët opozitarë e kanë mbyllur marshimin para Ministrisë së Mbrojtjes dhe i janë drejtuar kompleksit “Tajvani” në parkun Rinia. Kanë qenë të gjithë, Rama, Ruçi, Meta, Milo, Gjinushi, Legisi, Vasili, Ulqini etj., të cilët kanë qëndruar disa minuta nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer mes tyre batuta por asgjë konkrete për të ardhmen e bashkëpunimit. Neritan Ceka, ka munguar në këtë takim. Mësohet se asgjë konkrete për reformën nuk është diskutuar dje. LRI protestë kundër KryeministritDy ditë më parë, Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një protestë masive me të rinj studentorë dhe qytetarë të kryeqytetit për tragjedinë e Gërdecit. Të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës. Mbi 3 mijë vetë, studentë dhe të rinj të LRI, së bashku me qytetarë të Tiranës, janë bashkuar para Kryeministrisë dhe me protestues të ‘Mjaft’. “Qeveria e Krimit” “Berisha largohu” dhe “Nëse ke ndërgjegje, jep dorëheqjen”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.G99 bashkë me opozitën në MarshimLëvizja më e re politike në vend, G99 ka qenë prezente në marshimin e heshtur dje në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’. Një ditë më parë ata i kishin bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të merrnin pjesë në këtë marshim, duke u pozicionuar në krah të partive opozitare. “Sali Berisha është veçse një fitil i ndezur, i cili nuk mund të bëjë më asgjë të mirë veçse të hedhë në erë shanset e Shqipërisë për t’u integruar në NATO”, është shprehur drejtuesi i saj, Veliaj.“Shpërthimi i parë brenda fabrikës kaloi në heshtje”Një tjetër dëshmitar okular zbulon publikisht faktin se tragjedia e Gërdecit në fakt, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar. Dashamir BiçakuDhe paralajmërimi ka ardhur disa kohë më parë kur në të njëjtin vend ka ndodhur një shpërthim që nuk dihet në çfarë rrethanash është kaluar në heshtje. Një fakt i tillë, pra se edhe më parë ka pasur shpërthime në fabrikën e Gërdecit, është konfirmuar për gazetën “Panorama” nga banorë e dëshmitarë që ditën kur ndodhi tragjedia. Ilir Kranja, është një nga njerëzit që vetëm fati e ka shpëtuar nga shpërthimi i fuqishëm në ish-repartin e Gërdecit të kthyer së fundi në punishte për demontimin e predhave. Shpërthimi i të shtunës, i ka shkaktuar djegie të rënda në shpinë megjithatë ka shpëtuar. Ai ka marrë dy plagë të rënda në këmbë që i janë shkaktuar në kohën që ishte kthyer për të marrë nusen e tij, Resmien, që kishte mbetur në flakë. Iliri tregon se shpërthimi i të shtunës, më 15 mars, ka djegur perden me të cilën ishte mbuluar aktiviteti i dyshimtë në fshatin Gërdec të Tiranës, me pronar të deklaruar Mihal Delijorgjin. Para ditës së katastrofës, shpërthime të tjera kishin ndodhur në fabrikë, por gjithçka është kaluar me një heshtje enigmatike. Ilir Kranja, ish-punëtor i fabrikës dëshmon shpërthimin e ndodhur në fabrikë pak muaj më parë ndërsa tregon se bashkëshortja e tij, Resmija ndodhet e plagosur në spitalin e Brindizit. Ilir, prej sa kohësh keni punuar në fabrikë?Kam punuar për rreth tre muaj gjatë kohës që në fabrikë kryhej çmontimi i fishekëve dhe i municioneve që vinin nga reparte apo depo të ndryshme. Ne kryenim çmontimin e tyre duke hequr gëzhojat nga predhat, me një makineri të posaçme dhe më pas gëzhojat ndaheshin në tresh. Në fillim aty u kryen çmontime të fishekëve të kalibrit 7.67 mm, 12.7, e 14.2 mm.A kishte rrezik të punoje në atë fabrikë?Përpara se të nisnim punë në fabrikë na jepnin një formular për ta plotësuar. Në të ishte një deklarim i dhënë nga çdo punëtor, i cili thoshte se ishte i vënë në dijeni nga drejtuesit e firmës për rrezikun që paraqitej në këtë punë. Në çdo rast në deklarim, kryesisht për aksidentet, firma nuk mbante përgjegjësi për dëmtimin tonë të mundshëm. A ka pasur ndonjë aksident, apo shpërthim gjatë kohës që ti ke punuar atje?Shpërthime ka pasur. Nuk kanë qenë të përmasave të asaj që ndodhi ditën e shtunë, por kishte vazhdimisht shpërthime të vogla. Në muajin korrik ose në gusht nuk më kujtohet mirë, ka pasur një shpërthim që dogji dhe hodhi në tokë të gjithë tarracën e kapanonit.Çfarë ndodhi konkretisht?Di se tek vendi në të cilin shpërtheu, kryhej çmontimi i fishekëve me një makineri të posaçme, që ndante veç, gëzhojën predhën dhe barutin. Baruti hidhej automatikisht nga makina në një kovë dhe kjo më pas zbrazej në një vend tjetër. Kur shpërtheu mësova se kova ishte mbushur plotë dhe derisa nuk ishte zbrazur kishte shkaktuar shkëndija. Ajo mori flakë ndërsa dogji tarracën e cila ra në tokë. Pas kësaj që ndodhi, a pati ndonjë interesim apo kontroll në fabrikë?Nuk e di, po ata të firmës e morën dhe e rregulluan makinerinë. Këtë histori nuk e mori vesh askush sepse ajo ndodhi gjatë natës, në turnin e tretë të punës që kryhej gjatë natës dhe shumë pak njerëz e morën vesh çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.Hetimi, ushtria s‘paralajmëroi rrezikun pas shpërthimit të parëTIRANE – Fakti se edhe më parë në fabrikën e Gërdecit kishte ndodhur në shpërthim gjatë punës me fishekët dhe predhat është bërë publik vetëm pas tragjedisë së ndodhur më 15 mars 2007. Megjithatë duket se strukturave të specializuara të policisë dhe të ushtrisë nuk u kishte munguar totalisht informacioni për këtë incident që nëse do të hetohej seriozisht mbase do të kishte parandaluar katastrofën që mori 21 jetë njerëzish, shkaktoi 300 të plagosur dhe dhjetëra milionë euro dëme në shtëpinë e banorëve të zonës. Banorët e zonës së Gërdecit në fakt, ishin ata që denoncuan skandalin që mesditën e 15 marsit 2008 kur në portat e Spitalit Ushtarak prisnin të mësonin fatin e të afërmve të tyre që kishin mbërritur aty të plagosur rëndë. Banorët thanë se kishin dëgjuar për një shpërthim të ndodhur më parë në fabrikë. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga punëtorët dhe ish-punëtorët e të ashtuquajturës fabrikë demontimi e vendosur në Gërdec. Megjithatë duket se nën justifikimin se bëhej fjalë për një aktivitet privat, strukturat shtetërore të policisë ushtarake dhe asaj të rendit, si dhe shërbimet informative ose nuk kanë ndërhyrë, ose nuk janë vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje. Gjithsesi burimet hetimore kanë pohuar se kanë pasur informacion për incidentin që kishte ndodhur porse nuk ishte zhvilluar asnjë hetim për këtë rast. E gjithë historia e shpërthimit të parë, që provon edhe njëherë se në atë fabrikë nuk zbatoheshin kushtet e sigurisë dhe se gjithçka ishte me rrezik, duket se ka marrë fund me riparimin e pjesës së djegur nga zjarri i shpërthimit. Askush nga inspektorati i punës apo nga autoritetet shtetërore nuk ka hetuar për këtë incident që siç thotë ish-punëtori i fabrikës, ka kaluar në një heshtje enigmatike. Megjithatë edhe tani pas tragjedisë, duket se strukturat shtetërore janë duke verifikuar më shumë çfarë ka ndodhur ditën e 15 marsit duke lënë në njëfarë mënyrë në harresë “incidentet” e mëparshme në fabrikë, të cilat nëse do të merreshin në konsideratë që më parë, ndoshta 15 marsi 2008 do te ishte një ditë krejt e zakonshme për shqiptarët. tr.soRuajtjaNjë fabrikë demontimi predhash luftarake e cila ndodhej vetëm 10 kilometër larg kryeqytetit të vendit dhe fare pranë aeroportit ndërkombëtar, si dhe në mes të zonës së banuar, ruhej vetëm nga dy policë privatë. Ky fakt është pohuar pak ditë më parë nga shefi i kompanisë së sigurimit fizik Agim Vranja. Ai u ndalua disa orë në polici dhe u tha prokurorëve se firma “Alba Demil” e kishte paguar atë vetëm për dy efektiva të policisë private të angazhuar në ruajtjen e fabrikës, ku deri më tani rezulton të ketë pasur së paku 4 mijë tonë municione, konkretisht predha të artilerisë së rëndë kundërajrore. Shefi i kompanisë së sigurimit fizik kishte pohuar se, do të çonte më tepër policë për ruajtje porse i ishin kërkuar vetëm dy të tillë.FëmijëtJanë rreth 18 persona të konfirmuar se kanë qenë punëtorë të fabrikës së çmontimit edhe pse në moshë të mitur. Madje drejtuesit e punimeve duket se kanë qenë tërësisht të informuar për këtë fakt, pasi “të miturit” që kishin punësuar i paguanin me një shumë më të vogël ditore sesa të rriturit. Vetëm 300 lekë të reja ka qenë shuma ditore që merrnin të punësuarit e mitur në një proces të ndërlikuar si ai i çmontimit të predhave luftarake. Punësimi i fëmijëve në fabrikë në fakt është konfirmuar edhe nga vetë punëtorët që ndodheshin aty por edhe nga banorë të zonës. Ata janë shprehur se kur punonin në fabrikë dhe kishin vështirësi për të kapur normën, thërrisnin fëmijët për t’u shkuar në ndihmë gjatë demontimit të predhave luftarake që përpunoheshin aty. Gërdeci, katër gjeneralë në ProkuroriSekuestrohen pasuritë e biznesmenit të hekurit Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës së çmontimit të predhave në Gërdec. Trazhgim SokolajZëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme lajmëroi dje se prokurorët e grupit hetimor që po ndjekin çështjen e Gërdecit i kërkuan gjykatës sekuestrimin e pasurive të patundshme të administratorit të firmës “Alb Demil” Mihal Delijorgji. Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, bllokimi i pronave të biznesmenit të hekurit është bërë pas vendosjes së tij në gjendje arresti. “Deri tani nga verifikimet e bëra në banka rezulton se në llogari bankare në emër të Delijorgjit ndodhen 900 mijë euro”, konfirmoi Prokuroria e cila sqaroi më tej se prokurorët kanë kërkuar bllokimin e kësaj shume. Përveç llogarive në fjalë, grupi i hetimit ka kërkuar edhe sekuestrimin e 18 mijë metrave katrorë truall ku përfshihen edhe ndërtimet mbi këtë sipërfaqe në zonën e Shkozetit në afërsi të Durrësit, si dhe rreth 11 mijë metra katrorë sipërfaqe të tjera toke dhe pallate banimi në zonën e ish-uzinës “Enver” në Tiranë.Pyeten gjeneralëtNë Prokurorinë e Tiranës është marrë dje në pyetje Komandanti i Forcës së Bashkuar të Forcave të Armatosura Shqiptare. Autoriteti numër dy pas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është pyetur nga grupi i hetimit lidhur me procesin e grumbullimit dhe transportimit të municioneve të ushtrisë shqiptare në fabrikën e Gërdecit. Ai ka konfirmuar se një gjë e tillë realizohej sipas kontratës së nënshkruar nga ndërmarrja “Meico” e Ministrisë së Mbrojtjes me mjetet e Forcave të Armatosura. Ushtaraku i lartë ka pohuar se procesi i transportimit të municioneve drejt Gërdecit bëhej sipas procedurave të përcaktuara të sigurisë. Prokuroria është përqendruar tek Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pas dëshmisë së dhënë nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në deklarimet e tij para prokurorëve, ai ka thënë se autoriteti përgjegjës për zbatimin e kontratës së demontimit ka qenë ndërmarrja “Meico” ndërsa në aspektin ushtarak për këtë çështje përgjigjej Shtabi i Përgjithshëm i FA. Pas këtyre sqarimeve të marra nga ish-ministri i Mbrojtjes Mediu, prokurorët po verifikojnë me imtësi pozicionin e disa ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm. Veç Komandantit të Forcës së Bashkuar në Prokurori u pyetën dje edhe tre ushtarakë të tjerë të lartë. Ata besohet se kanë pasur dijeni për rrezikshmërinë e municionit që çohej në Gërdec, edhe pse pohojnë se nuk janë lejuar të hyjnë asnjëherë brenda fabrikës dhe se në fakt, kjo nuk ka qenë as kompetencë as detyrim i tyre, pasi aty zhvillohej aktivitet privat nga një palë e tretë e nënkontraktuar në partneri i ndërmarrjes “Meico”. Në fabrikën e gërdecit, sipas Prokurorisë së Tiranës transportoheshin municione të grumbulluara nga i gjithë vendi. Mes tyre mësohet se ka pasur municione të mbetura stok nga repartet ushtarake dhe municione të tjera të destinuara për asgjësim pas mbledhjes nga popullata që i rrëmbeu ato në momentin e thyerjes së depove në pranverën e vitit 1997. Pronat e sekuestruaraLlogari bankare 900 mijë euro18 mijë metra katrorë tokë në ShkozetNdërtimet mbi truallin e Shkozetit11 mijë metra katrorë tokë në TiranëPallate banimi në truallin në TiranëTelefonata mister mëngjesin e 15 marsit:Shikoni si do të hyjë Shqipëria në NATOTIRANE – Një telefonatë misterioze e bërë në redaksinë e një prej televizioneve kryesore të Tiranës mëngjesin e 15 marsit të paktën pesë orë para tragjedisë së Gërdecit, është momenti më i fundit që po hetohet nga Prokuroria. Një person, rreth 45 vjeç, ka telefonuar në një emision televiziv dhe në transmetim të drejtpërdrejtë ka thënë përafërsisht: “Shikoni çfarë do të ndodhë, si do të hyjë Shqipëria në NATO”. Telefonata është bërë në fakt vetëm pak çaste pasi në emision ishte folur lidhur me titujt e faqeve të para të shtypit të ditës në të cilat flitej për zhvillimet e fundit lidhur me Samitin e Bukureshtit ku Shqipëria aspiron të marrë ftesën për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut Verior. Pikërisht në momentin kur ky argument po trajtohej në emision, një telefonatë misterioze është bërë në redaksi dhe në transmetim të drejtpërdrejtë, njeriu misterioz ka thënë: Shikoni çfarë do të ndodhë. Gazeta konfirmoi se ky fakt po hetohet porse nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje mes kësaj telefonate dhe shpërthimit të ndodhur disa orë më pas në Gërdec. Prokuroria gjithsesi po heton telefonatën si dhe përmbajtjen e deklaratës së bërë nga personi për të cilin janë siguruar të dhëna rreth identitetit të tij. t.s Banorët në protestë: Qeveria të na i paguajë dëmin “cash”, do të ikimTIRANE – Vetëm pak minuta pasi fshatin Gërdec e vizitoi Kryeministri Sali Berisha, banorët u mblodhën në një protestë paqësore. Mes rrënojave të shkaktuara nga shpërthimi, banorët e Gërdecit pohuan se kërkonin nga shteti dëmshpërblimin e tyre sa më parë, në mënyrë që t’iu jepej mundësia të kthenin familjet nëpër banesa. Sipas tyre për shkak të mungesës së kushteve minimale gratë dhe fëmijët i kishin dërguar nëpër të afërmit në fshatrat përreth, ndërsa disa prej burrave detyroheshin që të kalonin netët e ftohta të stinës nëpër çadra për të ruajtur ato pak sende të shkatërruara që kishin mundur të mblidhnin pas shpërthimit në banesat e tyre të rrafshuara. Protesta që u zhvillua në orën 15:30 nisi me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të një jave më parë, pastaj organizatori Zani Muka dhe personat që morën fjalën thanë se prisnin dorën e shtetit në fshatin e tyre, ku çdo gjë ishte rrafshuar. Ramiz Aliu, një nga protestuesit tha se bashkëfshatarët e tij kërkonin t’iu paguhej “cash” dëmi i shkaktuar, pasi një pjesë e tyre që kishin humbur familjarët në tragjedinë e shpërthimit të fabrikës, apo ishin gjymtuar përjetë, nuk kishin më dëshirë të banonin në Gërdecin e fatkeqësisë po nëpër vende të tjera. Ndaj sipas tij, në mënyrë që t’iu zbuste sadopak dhimbjen Qeveria duhet ta merrte parasysh këtë kërkesë. fa.ma.Trebicka: Mediu të flasë, Berisha nuk ka lidhjeBiznesmeni Kosta Trebicka përmes një telefonate në emisionin "Zonë e Lirë" të gazetarit Arian Çani, i kërkoi dje ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të sqarojë publikisht takimin e tij me tre punonjës të ambasadës amerikane në Tiranë. Sipas Trebickës, ata kishin kërkuar sqarime për bllokimin e municioneve që niseshin nga Rinasi ndërsa Mediu u kishte thënë se shkak ishte bërë kompania amerikane që nuk kishte bërë pagesën, kur sipas biznesmenit pagesa ishte bërë tri javë para afatit, për tre avionë me municione. A i qëndroni deklaratës që keni bërë se nuk besoni që Kryeministri Berisha është përfshirë në këtë histori?Natyrshëm e konfirmoj sepse nuk mund të akuzoj dhe nuk mund të mendoj se Kryeministri i Shqipërisë, i cili po përpiqet që vendi të hyjë në NATO dhe BE të mund ose të ketë ditur që organizoheshin skandale të tilla sidomos kur vendi është në një nga pikat me kyçe të ciklit të nëntë të Kartës së Adriatikut. Ajo kërkon mes të tjerave veç demokratizimit të vendit edhe zëvendësimin e arsenalit ushtarak të Traktatit të Varshavës me arsenalin e forcave të NATO-s. Jam shumë i sigurt se Berisha nuk do të guxonte ta mendonte të organizonte një skandal të tillë. Por a keni qenë ju që kërkuat takim me djalin e tij?Po natyrshëm, unë kërkova.Pra, jeni ju që e bëtë pjesëtar të bisedës tuaj?Po unë, sepse doja të sigurohesha se Kryeministri dhe i biri nuk dinte gjë për çfarë flitej për këtë trafik. Çfarë ju bën të jeni kaq i bindur se ata nuk dinin gjë rreth kësaj?Asnjë person nuk mund të vërë dorën në zjarr, por unë dua të besoj se Berisha dhe i biri nuk kanë gisht në këtë lloj trafiku armësh. Unë e kam ndjekur zotin Berisha, kam besuar dhe besoj se ai është idealist dhe një njeri idealist për mendimin tim nuk mund t'i bëjë këto. Kur keni takuar Shkëlzenin, kush ju tha se mund të jenë këta lart që e bëjnë këtë?Unë nuk dua t'i hyj shumë këtyre, nuk është momenti të hyjm&e