E Diel, 1 Nëntor 2026

Refik Halili: Po largohem nga Tirana

• Ndonëse parashikohej pjesëmarrja e tij në mbledhjen e 7 skuadrave që në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtaremes FSHF-së e MTKRS kanë kthyer në realitet kërcënimin e tyre për bojkot të kampionatit, donatori i Tiranës, Refik Halili, i ka surprizuar të gjithë me largimin e tij. “Unë do të pyesja ministrin Pango apo presidentin Duka, kur do ta zgjidhnin problemin. Nëse ata janë të paaftë, të largohen menjëherë dhe t’i hapin rrugën futbollit për të vazhduar më tej. Tirana? Unë jam një nga donatorët e Tiranës, por kam marrë edhe miratimin e donatorëve të tjerë. Fakti është që gjatë kohës që morëm vendimin e parë nuk kam pasur një telefonatë nga donatorë e tjerë, që të thonë se nuk janë dakord me vendimin që e kanë marrë prej meje. Unë personalisht jam i larguar, edhe në qoftë se do të vazhdojë të zhvillohet kampionati deri sa të mblidhet asambleja e Tiranës. Përsa i përket anës financiare për këtë sezon futbollistik e kam vënë në dispozicion të klubit. Unë do të takohem me përfaqësuesit e klubit vetëm në asamblenë e tij. Atje do të flas”, tha Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›