E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul mendon për largim

Raul mendon të largohet nga Real Madrid, sipas të përditshmes sportive spanjolle AS. Ikona madrilene thuhet se është i shqetësuar me qëndrimin e vazhdueshëm në bankinë dhe mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni me destinacion Anglinë ose Gjermaninë.

Raul nuk ka qenë titullar për Realin prej kur klubi e transferoi Cristiano Ronaldon, Leite Kakan dhe Karim Benzeman në verën e vitit të kaluar. Ai debutoi për Realin më 1994 si 17 vjeçar dhe i ndihmoi ekipit të fitojë tri Liga të Kampionëve dhe gjashtë tituj në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›