E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Torres do të shkëlqejë më shumë se Runi

Trajneri i Liverpulit do ta ketë asin spanjoll armën kryesore në përballjen e nesërme me Mancesterin në “Old Traford”.

“Fernando Torres është shumë i rëndësishëm për ne. Nëse ai do të kishte qenë në formë përgjatë gjithë sezonit, atëherë diferenca jonë me kreun do të ishte më e vogël. Torres kur është në formë shënon në shumicën e ndeshjeve, dhe kjo do të na kishte ndihmuar shumë nëse do të luante më tepër”, deklaron trajneri spanjoll i Liverpulit, Rafa Benitez.

Pyetjes së gazetarëve, se nëse do t’i jepej mundësia, a do ta shkëmbente Torresin me Runin, Benitez është shprehur se “El Nino” është një futbollist i Liverpulit, dhe si i tillë do të mbetet përderisa e pëlqejnë edhe tifozët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›