E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezi më i fuqishëm? Fabio Kapelo

Në më pak se dy vite si teknik i Anglisë, “Don Fabio” është shndërruar në një nga njerëzit më të fuqishëm të sportit në ishull, duke lënë në vendin e dytë as më pak e as më shumë, por presidentin e FIFA-s, Sep Blater.

Italiani shihet me plot besim si njeriu i duhur për ta sjellë Kupën e Botës në Angli pas një mungese 44-vjeçare.
“Rasti i guximit në vendimin për t’i hequr Xhon Territ shiritin e kapitenit pas skandalit nuk është i vetmi, por është një shembull që tregon fuqinë e Fabio Kapelos”, shkruan gazeta britanike. Në vendin e tretë, pas Kapelos dhe Blaterit, renditet Sebastian Coe, presidenti i Komitetit Olimpik i “Londër 2012”.

Vendi i pestë për sulmuesin e Mançester Junajtid, Uejn Runi, i cili lë në vendin e shtatë trajnerin e tij, Aleks Ferguson. Renditjen e dhjetë të parëve e mbyll pronari i Formula 1, Berni Ekleston.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›