E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Kabuli në Shkodër

 Ekspozita

Portrete të dhimbjes, luftë, varfëri, por edhe peizazhe të bukura e pamje qytetesh. "Episode dhe bota e globalizmit", një ekspozitë fotografike me 200 punime të dhjetë autorëve nga vende të ndryshme të botës, është zhvendosur nga Kabuli i Afganistanit për në qytetin verior të Shqipërisë, në Shkodër. Punimet janë prezantuar në fasadën përpara godinës së "Kafes së Madhe" të qytetit të Shkodrës dhe do të qëndrojnë aty deri në datën 25 maj. Ekspozita me kurator Daniel Schwartz u bë e mundur në Shkodër falë mbështetjes së Agjencisë Zviceriane për Zhvillim. Sipas organizatorëve të aktivitetit, ky version i ekspozitës synon të përfshijë gjithë njerëzit. Për të mos kufizuar shfaqjen në muret e galerive, shtoi ajo, është inkurajuar prezantimi në hapësira publike. Fotografitë janë realizuar nga artistë të talentuar nga Afrika, Azia, Europa, Amerika e Veriut dhe ajo Latine me një temë të përbashkët, globalizimi dhe efekti i tij. Pjesë e kësaj ekspozite, e cila do të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës, vijoi koordinatorja Berberi, do të bëhen së shpejti edhe tre fotografi nga Shqipëria, të cilat janë planifikuar të përzgjidhen me anë të një konkursi. Tre fituesit që do t'i bashkangjiten kësaj ekspozite do të vlerësohen me nga një çmim financiarprej 100- 200 eurosh. Një ekspozitë e kësaj natyre është paraqitur në Zvicër në vitet 2003 dhe 2004, e cila vazhdoi turin botëror, duke tërhequr 150 000 vizitorë në 10 qytete të 10 vendeve kryesore të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›