E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk ka si mbrohet gjuha shqipe, kur ligjvënësit e thyejnë të parët"

Historikisht, dihet që kufijtë shtetërorë pësojnë ndryshime, por ato që e mbajnë gjallë kombin, janë gjuha dhe zakonet. Fatkeqësisht, shtrembërimet e Gjuhës Shqipe duket sikur e kanë bërthamën tek e ashtuquajtura klasë politike e Shqipërisë.

I shohim në Parlament deputetët, që duket sikur bëjnë garë, se kush e thyen rekordin e injorancës, duke sjellë sa më shumë fjalë të huaja në fjalimet e tyre. Jo shumë ditë më parë, një drejtues partie po diskutonte rreth çështjeve për të cilat disa drejtues duhet të hetoheshin dhe gjykoheshin.

E pa të arsyeshme që ta bënte më të fuqishëm qëllimin e diskutimit të tij, duke e thëne fjalën "investigim" në çdo tre fjalë që përdorte.

Më nervozoi pa masë dhe m'u kujtua, që dikur këtë dordolec të politikës e kam pasur ministër Arsimi dhe tani na e zëvendëson fjalën "hetim" me "investigim".

Nuk ka se si të mbrohet gjuha shqipe, kur ligjvënësit e thyejnë vetë të parët rregullin e saj. Boll po hapin plagë çdo ditë këta maskarenj, përse t'i lejojmë që të hapin plagë edhe në gjuhë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›