E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sikur një Alien të vijë...!"

Të vijë dot një ALIEN...Bota tjetër ta dërgojëTë ndryshojë kët' rrotën tonëSe na nxiu si me bojë.Le të vijë Alien'i dashurDoktorin të shoh një herëTa kundrojë sy më syMbase ia bën mendjen erë.Ta shikojë, edhe të ikiShumë nuk duhet të qëndrojëSe Doktori do ta prishiAlienin, kush ta shërojë?Po presim të vij AlieniMbase neve na ndihmonPo kemi edhe hallin tjetërSe mos vjen, edhe shkallon!Alienin, imagjinoni...Ta infektojë DoktoriPastaj dhe jashtokësorëtQë të gjithë lumi i mori…Librin e shenjtë të DoktoritNë planetin X ta çoiMe fjalët e tij të çmu'shmeGjith Alienët t'i mësoi.Njëherë KriptokomunistëBashkëvuajtës-bashkfajtorëPastaj mbërthe kundërshtarëtMe hu e kërbaç në dorë!Pastaj në planetin XVite dritë larg nuk ec.Do dëgjojmë: U vodhën vota!Piramida, e Gërdec...!Do u ngrijë buzëqeshjaDhe paratë në kallkanRruspa, gjyqe, buldozerëDo tregojnë në çdo anë.E do t'u pëlcasë barutiDo t'u plasë korrupsioniDo gënjejnë dhe atje largJa, kështu si bën ky joni.Do i mbajmë sytë nga qielliKrisma, zhurma, plas legenëtE do tallemi e do themi:"E hëngrën edhe Alienët…!"

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›