E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim per diktaturen ne rrenojat e Piramides

Tetori Gjerman

Kane zgjedhur pikerisht Piramiden per te diskutuar mbi nje teme te prekshme dhe te larget 20 vite me pare ate te nisjes se shqiptareve permes ambasadave drejt perendimit. Veprimtaria e cila u organizua dje ne nje nga sallat e paperfunduara te Piramides mes te ftuarve e deshmitareve te kohes solli jo vetem kete histori shqiptare por edhe ate te gjermano-lindoreve qe thuajse njesoj si ne u larguan permes ambasades gjermane ne Prage. U kujtua edhe nje here se si me 3 korrik 1990 nje kamion me refugjate rrezoi murin e ambasades gjermane ne Tirane dhe hapi rrugen per me shume se 3000 refugjate te cilet vershuan ne ditet ne vijim ne mjediset e ndertuara rishtas te kesaj ambasade me shpresen se ne kete menyre do te largoheshin nga vendi i tyre. Ne kete menyre Shqiperia kishte shenuar dukshem nje zhvillim te ri prej te cilit kishte dashur fillimisht te distancohej duke siguruar Ne nuk jemi Evropa Lindore. I ftuar ne kete veprimtari ishte edhe gazetari gjerman Alfred Eichhorn i specializuar ne problemet e Europes Lindore. Duke iu referuar ndryshimeve qe pesuan vendet ish komuniste dhe simboleve qe diktaura la pas ai thote se si ne Gjermani ashtu edhe ne Shqiperi e gjetke problemet ne lidhje me kete ceshtje jane te ngjashme. Ne Berlin ne kemi patur Pallatin e Republikes. Ai ishte nje qender e madhe e kongreseve kulturore dhe ku ka kuvenduar dhoma e pare e Gjermanise Lindore. Pas renies se Murit te Berlinit ajo u shkaterrua si ndertese dhe tani po rindertohet keshtjella e vjeter qe ka qene dikur. Vec anes se prishjes se nje simboli ka edhe nje tjeter ane te medaljes nga ana materiale do te kete me shume shpenzime. Nuk e di ne eshte ide e mire ne duhet te shkaterrohen godinat apo simbolet e asaj kohe edhe pse nuk do te thote se duhet te ruhen te gjitha. E megjithate disa shenja te tyre duhet ti leme e ti integrojme ne opinionin e sotem. Njerezit duhet te mesohen me to. Sot pretendojme te jemi me te kulturuar dhe jo te identifikohemi me grupe e personat qe shkaterrojne gjithcka. Me kulturen tone evropiane duhet te ecim para tha ai. Ndersa Brigitta Grau-Gunter perfaqesuese e institutit Gete ne Tirane e cila drejton njekohesisht edhe qendren e gjermanishtes tha se u zgjodh pikerisht Piramida per kete aktivitet sepse kjo godine eshte nje simbol i diktatures. Nder te tjera duke qene se eshte ne ndertim ajo pershtatet edhe me periudhen aktuale ne Shqiperi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›