E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida te transformohet jo te shkaterrohet

Lorenc Bejko

Lorenc Bejko specialist i monumenteve te kultures i bashkohet zerave se Piramida nuk duhet prishur ndersa bie dakord ne transformimin e saj duke e konsideruar si nje akt te nevojshem. Prishja e Piramides eshte nje vendim qe nuk eshte ne perputhje me ate qe mendoj se perfaqeson arkitektura e shekullit XX. Piramida eshte nje nga objektet qe edhe formalisht eshte e listuar ne listen e monumenteve te kategorise se dyte te qendres se Tiranes. Une nuk kam asnje lloj kompleksi qofte per te kaluaren tone individuale ashtu edhe per te kaluaren tone kolektive ne kuptimin e te kaluares komuniste te Shqiperise. Jam plotesisht i bindur se ajo qe jemi sot vjen si pasoje e ketyre rrethanave te historise se te kaluares. Fshirja nga faqja e dheut e ketyre monumenteve qe lidhen me ate periudhe nuk eshte se fshin edhe te kaluaren tone thote Bejko. Specialisti duke iu referuar edhe rekomandimeve te organizmave nderkombetare vecanerisht atyre te UNESCO-s ne lidhje me trajtimin e arkitektures se shekullit XX thote se ata i konsiderojne keto monumente si dokumente historike. Jam plotesisht i bindur per nevojen qe ka Piramida per tu shnderruar ne nje mjedis i cili realisht eshte ne funksion te jetes publike. Por nuk jam dakord me prishjen. Transformimin ne parlament e shoh si nje gje realisht te mundshme dhe si nje transformim simbolik te se kaluares ne nje kontekst tjeter shton me tej Bejko i cili duke sjelle eksperiencen e vet si turist ne Gjermani thote se do te kishte dashur shume sikur ne Berlin te kishte mundur te shihte nje pjesez nga muri i famshem. Une e quaj nje fatkeqesi humbjen pothuajse totale te Murit te Berlinit. Mire do te ishte te kishte mbetur te pakten nje pjese e tij ne menyre qe te perjetohej akti i dhunshem i ndarjes se Gjermanise. Kete deshire per ta prekur nga afer e kam vene re edhe te shume turiste te tjere sepse nuk e gjenin ate qe deshironin te gjenin ne Berlin tregon ai. E duke iu referuar eksperiencave boterore specialisti i monumenteve Lorenc Bejko thote se ato jane te ndryshme sepse lidhen me rrethanat e momenteve historike ne te cilat jane marre vendimet qe sot ne i konsiderojme here pozitive e here negative. Kendveshtrimi eshte historik lidhet ngushte me momentin dhe ndregjegjen historike ne momentin qe merret vendimi i rendesishem. Ne sot ne shekullin e XXI patjeter qe kemi nje kendveshtrim tjeter per qendrimin ndaj se kaluares. Pikerisht ky qendrim bashkekohor ndaj se kaluares ne fakt na keshillon qe monumente te ketij niveli te mos shperbehen por te transformohen e te integrohen ne jeten tone. Nuk ka kuptim pse te shuhet nga ndergjegja cdo gjurme materiale e se kaluares sone. Ne jemi keta qe jemi sot pikerisht per shkak te rrethanave ne te cilat kemi kaluar. Fshirja e nje simboli ose e nje mbetje materiale e shoqerise socialiste nuk do thote qe na ben ne me shume ose me pak te lidhur me ate periudhe komenton Bejko. Vec te tjerash per te Piramida eshte edhe nje destinacion turistik nje vend qe zgjon kureshtjen e vizitoreve te huaj ne Tirane. Piramida per te eshte jo vetem pjese e nje periudhe por edhe nje monument qe na ndihmon per te kujtuar ndaj transformimi dhe shembja eshte i domosdoshem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›