Nga "Ramboja" Serbia nuk pret asgjë të mirë!
Tani, opinionit publik dhe medias nacionaliste serbe nuk i pëlqen as Ram Emanueli, që do të zërë në janar të vitit të ardhshëm kolltukun e shefit të kabinetit të Presidentit të porsazgjedhur amerikan, Barak Obama, pasi, gjatë administratave të Bill Klintonit dhe Xhorxh Bushit, ai ka mbështetur, ose ka votuar në favor të disa rezolutave anti-serbe. Fillimisht, opinionit publik nacionalist serb nuk i pëlqeu as nënpresidenti amerikan Xho Bajden, pasi ky, sipas tij, ishte shumë pro-shqiptar dhe anti-serb, pasi kishte mbështetur hapur ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë në Kosovë. Ky lloj opinioni publik dhe kjo pjesë e medias në Serbi as nuk do t‘ia dijë se politika e jashtme amerikane ka interesa strategjike shumë më të gjera e globale se sa të merret vetëm me Serbinë dhe vlerësimin, nëse ky pjesëtar në rrethin e ngushtë të ardhshëm të Presidentit Barak Obama bën ose nuk bën për administratën amerikane, e mbështet vetëm te fakti nëse ai është pro-serb ose anti-serb! Kështu, tani, në lentën kritike të këtij opinioni nacionalist serb u gjend shefi i porsa caktuar i kabinetit të Obamës, Ram Emanuel, që ndryshe nga opinioni publik dhe media amerikane quhet edhe "Rambo" (sipas personazhit kryesor të filmit hollivudian me të njëjtin emër), për shkak se mendimet e veta i thotë "copë", pra hapur, dhe bën gjithçka për t‘i mbrojtur ato deri në fund. "Ram do të jetë një njeri mjaft i rëndësishëm në administratën e ardhshme amerikane, pasi do të kontrollojë aksesin te Presidenti i SHBA-së, tek i cili mund edhe të ndikojë. Nënpresidenti Xho Bajden, nga ana tjetër, për shkak të përvojës së madhe që ka në fushën e politikës së jashtme, do të ketë një ndikim të madh në përcaktimin e saj", citon gazeta e përditshme e Beogradit "Gllas Javnosti" lobistin pro-serb në SHBA Xhejms Xhatras, duke vazhduar më tej: "Ram Emanuelit nuk i ikën buzëqeshja nga fytyra dhe përpiqet të tregohet sa më miqësor, duke ndryshuar, në këtë drejtim, nga Bajdeni, por, ama, ai do të bëjë gjithçka që do t‘i thotë administrata, ku pozicione të rëndësishme do të kenë njerëzit e Bill Klintonit, si Samanta Pauer, Medlin Ollbrajti dhe Riçard Hollbruku. Ata të gjithë, së bashku, do të bëjnë gjithçka që të justifikojnë ndërhyrjen ‘humanitare‘ në Kosovë, po ashtu sikurse edhe Ram Emanueli mbështeti ndërhyrjen ushtarake të Klintonit në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë", citon gazeta e mësipërme serbe lobistin pro-serb.
Gazeta e mësipërme serbe citon edhe një shkrim të botuar në revistën amerikane "Chronicles", se është e vërtetë se Ram Emanueli tregon mjaft interesim për Serbinë, por jo për interesat serbe. "Madje edhe kongresmeni i ndjerë Tom Lantosh (që, sikurse dihet, ka qenë një nga mbështetësit kryesor të pavarësisë së Kosovës, shën. përkth.), një herë e një kohë president i Këshillit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, nuk dilte aq hapur në mbrojtje të çështjes kosovare, pasi miqtë e tij shqiptarë i thanë se kështu do të komprometohej puna e këtij këshilli dhe do të shihej se, deri në çfarë mase ai (këshilli) ishte kundër Serbisë. Të vetmit anëtarë të këtij këshilli që kanë qenë aktivë në përpjekjet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës, kanë qenë, sipas revistës së lartpërmendur që citon gazeta beogradase "Gllas Javnosti", republikani nga Indiana, Ron Barton, dhe demokratja nga Ilinoisi, Melisa Bin, me mbiemër vajzërie Luboriç!"