Shqetësim dhe nervozizëm i madh në Beograd, pas deklaratave të BE
Serbia nw kaos pwr ccwshtjen e misionit tw EULEX-it. Pasi në Beograd u ndërgjegjësuan, se deklaratat sipas tw cilave "Brukseli kishte pranuar të gjitha qëndrimet e Beogradit për EULEX-in, pra që ky mision të ketë status asnjanës në Kosovë", nuk ishte aspak qëndrim zyrtar i BE-së, autoritetet e larta të Serbisë, nisën të lëvizin me shqetësim e nervozizëm dhe "të hapin sytë" mirë lidhur me atë që po ndodhte në të vërtetë. Ajo që e "uli në tokë" Beogradin, i cili sapo kishte nisur të trumbetonte fitoren e radhës të diplomacisë së tij mbas miratimit nga OKB-ja të kalimit të çështjes së ligjshmërisë së njohjes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ishin deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE-së në Kosovë, Piter Fejt dhe të kryetares së Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, që vunë në dukje se ajo që ka thënë Pjer Mirel, nuk është qëndrim zyrtar i BE-së. Piter Fejt deklaroi fare shkurt në Prishtinë, se ajo që ka thënë z. Pjer Mirel për pranimin e kushteve të Beogradit nga ana e BE-së për EULEX-in, nuk është qëndrim zyrtar i BE-së. "Misioni i EULEX-it do të veprojë mbi bazën e Planit të Marti Ahtisarit dhe BE-ja vjen në Kosovë mbi bazën e Rezolutës 1244, por se veprimtaria e tij (misionit) do të mbështetet te Plani i Ahtisarit", deklaroi nga ana e saj, znj. Pack.
Midis të parëve që u ndërgjegjësua për ato që thuhej gjerësisht në Beograd për pranimin nga Brukseli të kushteve serbe për EULEX-in, ishte ish-kryeministri dhe kryetar i Partisë Demokratike Serbe, Vojisllav Koshtunica, i cili i deklaroi ditët e fundit, agjencisë serbe së lajmeve BETA, se qëllimi i bisedimeve të fshehta në Beograd për njohjen e EULEX-it është që qytetarët e Serbisë të mashtroheshin se misioni i tij (EULEX-it) nuk do të punonte për zbatimin e pavarësisë së Kosovës. "Tani që edhe zyrtarisht është ndërmarrë nisma për paraqitjen e mosbesimit ndaj qeverisë, për shkak të njohjes së EULEX-it të Planit të Ahtisarit, pjesëmarrësit në bisedimet e fshehta e kuptuan se në Parlament nuk do të mund t‘i jepet përgjigje pyetjes se si EULEX-i nuk do të zbatojë pavarësinë e Kosovës, kur ai do të kontrollojë punën e policisë, doganës dhe të organeve gjyqësore, që funksionojnë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës së pavarur?" - i tha Koshtunica agjencisë BETA.