E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Zvicra ne Gjilan, me 10 kg heroine

Pese muaj i jane dashur forcave policore te Gjilanit, ne Kosove, per te rene ne gjurmet e trafikut te droges ne kufi me Serbine. Dhe dje, ka arritur te zbuloje nje sasi prej dhjete kilograme lende narkotike, qe u provua te ishte heroine. Ndersa gjate kontrollit u gjeten dhe kater arme zjarri, te cilat u konfiskuan nga policia vendore se bashku me drogen dhe dy makina. Ne pranga jane vendosur pese persona, te cilet konsiderohen si ideatore dhe realizues te trafikut narkotik.

Sherbimi Policor deklaroi se sasia e heroines u zbulua dje ne oren 12:00, ne afersi te Dheut te Bardhe (vendkalimi kufitar Kosove-Serbi, afer Bujanovcit), ku u ndaluan dy vetura me targa te shtetit zviceran. “Ne i ndaluam makinat nen dyshimet qe kishim dhe zbuluam heroinen dhe armet”, deklaroi policia. Per shkak se ne njeren nga veturat ishin edhe tre femije, Sherbimi Policor i Kosoves ka sjelle ne vendin e ngjarjes edhe nje zyrtare per pune sociale, e cila eshte perkujdesur per ta. Policia, per shkak te hetimit, nuk i publikoi emrat e te arrestuarve dhe kombesine e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›