“Te zhdukurit, Prishtina dhe Tirana te nisin hetimet”
“Informacione shtese kane dale ne siperfaqe qe forcojne dyshimet per rrembimin e disa personave dhe transferimin e tyre pertej kufirit ne Shqiperi pas luftes ne Kosove”, ka pretenduar dje, organizata “Human Rights Watch”. “Dyshime serioze kane dale per keqtrajtime qe mendohet se kane ndodhur ne Kosove dhe ne Shqiperi pas luftes”, ka thene Fred Abrahams, hulumtues ne “Human Rights Watch”, i cili ka bere hetime mbi shkeljen e te drejtave te njeriut ne Kosove dhe Shqiperi nga viti 1993 deri ne vitin 2000. Sipas tij, “qeverite ne Prishtine dhe Tirane tani duhet te deshmojne perkushtimin e tyre mbi drejtesine dhe sundimin e ligjit, duke zhvilluar hetime te duhura”. Keto dyshime jane pretenduar ne librin e fundit te Carla Del Pontes, ish-kryeprokurores se Tribunalit Nderkombetar te Hages. Ne nje komunikate per opinion, HRW thote se ka ne duar informacione dhe dokumentacion te pavarur qe ofrojne baze per ate qe Del Ponte shkruan mbi abuzimet e pasluftes ne Kosove, ne librin qe mban titullin “Gjahu: Kriminelet e luftes dhe une”. “Informacionet mbi trafikimin e organeve jane supozuese dhe larg se qenit te kompletuara”, pranoi Abrahams. Ai ka shtuar se, “megjithate, eshte fakt se qindra njerez, shumica prej tyre serbe, jane raportuar si te zhdukur pas luftes".
”Human Rights Watch” thote se ka folur vec e vec me dy persona, qe kane qene prezent gjate vizites se hetuesve te Tribunalit te Hages dhe te UNMIK-ut ne shtepine e perfolur ne Burrel per trafikim organesh dhe qe te dy kane mbeshtetur rrefimin e pershkruar ne librin e Del Pontes.
“Grumbullimi i deshmive te qendrueshme per te nisur nje perndjekje kriminale dhe grumbullimi i deshmive per te shtuar peshen e dyshimeve jane dy gjera te ndryshme, dhe deshmite e gjetura ne afersi te Burrelit qartazi shtojne peshen e dyshimeve”, ka thene Abrahams. Keto pretendime ne librin e Del Pontes, jane hedhur poshte nga ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha, si “amorale dhe te pabaza”.
”Human Rights Watch”, permes Abrahams, thote se qeveria shqiptare “duhet t’i marre me seriozisht keto dyshime”. Sakaq, Abrahams i ka kujtuar Bashes, edhe punen e tij ne Tribunal, ne Departamentin e Drejtesise se UNMIK-ut dhe “hetimet per objektet e paraburgimit ne Shqiperine veriore”.
Megjithate, “Human Rights Watch” pranon se nuk ka kryer hetime te vetat mbi njoftimet e fundit, pervecse ka shikuar materialin qe i eshte prezantuar Tribunalit Nderkombetar, raportin e hetuesve te UNMIK-ut dhe biseden qe ka zhvilluar me dy personat ne Burrel.
Ne fund, kjo organizate ben thirrje per zbardhjen e fatit te te zhdukurve, qofshin ata shqiptare apo serbe. “Qeveria serbe mbase me te drejte eshte duke u ankuar per rrembimet e raportuara dhe transferimin e serbeve ne Shqiperi”, thote Abrahams, por, e njejta qeveri, shton ai, “gjithashtu ka deshtuar te bashkepunoje per te zbardhur fatin e nje numri shume me te madh te shqiptareve, te cilet jane zhdukur qe prej luftes”.