Nikolin Jaka: Sollaku me arrestoi qe te shpetonte vete
Shtate te pandehurit per abuzime me tenderet e rrugeve, midis te cileve edhe ish-zv.ministri i Transporteve, Nikolin Jaka, kerkojne pafajesine ne Gjykaten e Tiranes. Gjate seances se djeshme gjyqesore, mbrojtja ka lexuar edhe konkluzionet e saj perfundimtare, ku edhe kane kerkuar te lirohen nga akuzat klientet, duke ngritur pyetje per perfaqesuesit e prokurorise, si dhe duke i akuzuar ata si prokuroret e Sollakut. Te pranishem ishin gjashte nga te pandehurit, kurse Xhevahir Mucogllava gjendet i shtruar ne Spitalin e Burgut. Ish-zv/ministri Jaka e ka cilesuar arrestimin e tij si nje sulm te qellimshem te ish- kryeprokurorit Theodhori Sollaku, i cili kerkonte te shpetonte dhe postin e tij ne ate periudhe. Ai i ka quajtur prokuroret te paafte, kurse ish-eprorin e tyre e cilesoi si personin qe urdheroi arrestimin me qellim qe parlamenti dhe Presidenti te mos e shkarkonte si Kryeprokuror. “Prokuroret, me paaftesine dhe mungesen e integritetit te tyre, kerkojne te vene gjykaten nen presion. Ish-kryeprokurori Sollaku, i quajtur nga mazhoranca si “Kreu i mafies ne Shqiperi”, enderroi se keto arrestime te paligjshme do t’i sherbenin zoterise ne fjale per te ndertuar urat e bashkepunimit me mazhorancen aktuale”, tha ne fjalen e tij Jaka. Shtate te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane Nikolin Jaka, Ilirjan Berzani, Arjan Sheti, Bashkim Kamberi, Xhevahir Mucogllava, e biznesmenet Isuf Ukperaj dhe Skender Bokciu. Per te pandehurit u kerkua gjate pretences denimi me 19 vite burg per te gjithe.
R.Caushaj
R.Caushaj