Prokuroria, tre denime perjete “Hakmarrjes”
Redinalda Caushaj
“Hakmarrja per Drejtesi” rrezikon denimin per here te dyte nga drejtesia shqiptare, pas sfumimit te procesit, pese vite me pare. Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon ne pretencen e saj tre denime perjete dhe 144 vjet burg per shtate nga te pandehurit e ceshtjes. Orik Shyti, i cilesuar si kreu i te ashtuquajtures organizate, qe lindi ne vitin 1992, Altin Arapi, i denuar edhe per ekzekutimin e shoferit te ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe Gentian Caka, mund te denohen perjetesisht ne mungese. Dy prokuroret e ceshtjes kane lexuar diten djeshme 135 faqe konkluzione, qe pak a shume kane qene te njejtat materiale qe disponoheshin prej vitit 1996. Perfaqesuesit e akuzes renditen para trupit gjykues te Krimeve te Renda te kryesuar nga Flora Hajdinaj, serine e 18 krimeve te bujshme per 10 te pandehurit, ndersa binte ne sy mungesa e familjareve dhe e personave ne banden e te akuzuarve. Per te pandehurit Leart Shtyti, Kreshnik Spahiu si dhe Dritan Hate prokuroria ka kerkuar shpalljen e tyre fajtor dhe denimin me 22 vjet heqje lirie secili. Nderkohe qe. per te pandehurin Roland Shyti, akuza pretendoi denimin e tij me 25 vjet heqje lirie, kater vjet me pak per Pasho Novruzaj dhe vetem 8 vite burg per te fundmin e grupit, Gezim Gjonin.
Ka qene ora 11:30 kur seanca gjyqesore ne ngarkim te 10 te pandehurve te akuzuar per veprat penale te organizates kriminale, vjedhje me dhune, vjedhje me arme, vrasje me dashje, plagosje, etj., ka startuar me leximin e konkluzioneve perfundimtare te prokurorise. Dy prokuroret e ceshtjes. Genc Qano dhe Eneid Nakuci. kane paraqitur konkluzionet e tyre ne lidhje me banden e thirrur me emrin “Hakmarrja per Drejtesi”. Kafazi ne te cilen presupozohej se edhe duhet te ishin futur te pandehurit, ishte bosh, pasi nuk gjenden ne Shqiperi dhe jane te shpallur ne kerkim nderkombetar, ku disa kane perfituar edhe azilin politik ne Holande, Zvicer e Belgjike. Dy prokuroret e ceshtjes kane lexuar per 5 ore me radhe 18 episodet e krimeve te kryera nga grupi, i cilesuar si me famekeqi ne vend nga vitet 1993-1996. Grupi “Hakmarrja per Drejtesi”, sipas dosjes hetimore, rezulton se eshte krijuar ne vitin 1994 ne qytetin e Vlores, ndersa fillesat i ka pasur qe prej vitit 1992. Orik Shtypi dhe Altin Arapit i ka lindur ideja qe te krijojne nje organizate, duke bere edhe shpalljen e njoftimit. Por, gjate procesit gjyqesor dhe arrestimit te bujshem te vitit 1996, pak para zgjedhjeve lokale, te akuzuarit mohuan akuzat, duke i vleresuar si ndalime politike, pasi vellezerit Leart e Orik Shyti ishin bijte e ish-zevendesministrit te Brendshem, Hajredin Shyti. “Hakmarrja per Drejtesi” ka hapur edhe nje faqe interneti, ku here pas here publikon shkrime te ndryshme apo letra e intervista te te akuzuarve dhe familjareve te tyre.
Krimet per te cilat akuzohen
1- Vrasja e Bujar Kaloshit, me 26 korrik 1996
2- Vrasja e Pirro Koninit, me 12 prill 1995
3- Vrasja e S. Jates, me 15 dhjetor 1993
4- Rrembimi i Erion Nushit, me 30 tetor 1995
5- Autobomba te VEFA, me 26 shkurt 1996
6- Vjedhja e arkes se kursimeve, me 2 qershor 1992
7- Vjedhja e arkes se zhdoganimit, me 9 dhjetor 1992
8- Grabitja e Bankes se Tiranes, me 29 janar 1993
9- Vjedhja e “Suiss Air”, me 17 dhjetor 1993
10- Vjedhja e dyte e “Suiss Air”, me 17 qershor 1994
11- Vjedhja e “Malev”, me 29 korrik 1994
12- Vjedhja e “Shkumbin Petrol”, me 16 gusht 1994
13- Vjedhja e IAP, me 12 tetor 1994
14- Vjedhja e IAP, me 7 dhjetor 1994
15- Vjedhja e “Gjallices” ne Vlore, me 13 dhjetor 1994
16- Vjedhja e Bankes se Vlores, me 20 janar 1995
17- Vjedhja e INSIG, me 21 shkurt 1995
18- Vjedhja e “Adria”-s, me 1 mars 1995
19- Vjedhja e “Gas Butan”, me 3 mars 1995
20- Vjedhja e VEFA-s ne Vlore 21.01.1996
Pretenca e prokurorise
Orik Shyti, burgim i perjetshem
Altin Arapi, burgim i perjetshem
Gentian Caka, burgim i perjetshem
Nikolin Novruzaj, 24 vjet heqje lirie
Roland Shyti, 25 vjet heqje lirie
Leart Shyti, 22 vjet heqje lirie
Kreshnik Spahiu, 22 vjet heqje lirie
Pasho Novruzaj, 21 vjet heqje lirie
Gezim Gjoni, 8 vjet heqje lirie
Dritan Hate, 22 vjet heqje lirie
Pese te pandehur, me azil ne Evrope
Pese te pandehurit e grupit “Hakmarrja per Drejtesi” kane marre prej disa vitesh azilin politik ne vende te ndryshme te Evropes. Orik Shtyi, Altin Arapi, Nikolin e Pasho Novruzaj, vellezer, si dhe i pandehuri Kreshnik Spahiu, gjenden te strehuar politikisht ne Belgjike, Zvicer dhe Holande, ku edhe mbrohen nga keto shtete me ligj. Keta te fundit edhe pse mund te denohen ne vendin tone, nuk mund te ekstradohen pasi vendimi i pare eshte cilesuar si politik nga ana e drejtesise.