Nga arroganca te surroganca
Aj që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë të premten e fundit, pas rreth 20 orë diskutimesh konfl iktuale, sigurisht që konfi rmoi..preludin e një destabilizimi total, që duket të përfshijë krejt vendin. Në një kohë kur ky duhej përgatitur për reformat integruese në Bashkimin Europian, nga maxhoranca parlamentare u ndërmorën veprime mjaft të dëmshme, për të mos pranuar kurrsesi në thelb kërkesat e opozitës që synonin transparencën e procesit zgjedhor të vjetshëm.
Ishte arroganca e pandryshuar, madje e përforcuar edhe më tepër, e përfaqësuesve dhe e liderit të maxhorancës, ajo që ka krijuar prej tetë–nëntë muajsh një konflikt të ashpër me opozitën, çka krijoi një krizë politike tepër shqetësuese edhe për faktorin ndërkombëtar, i cili disa herë rresht u ka bërë apel këtyre forcave për të gjetur dhe shtyrë nga të dy krahët pikat e konvergimit, të cilat do të bënin të mundur zgjidhjen e shpejtë të konfliktit.
Mirëpo, me gjithë këtë situatë delikate, njëherazi kruçiale për të ardhmen e krejt shoqërisë shqiptare, kokëshkretësia e deputetëve të krahut të djathtë dhe e drejtuesve të tyre nuk i nxiti këta të bënin ndonjë lëvizje premtuese, edhe pasi opozita parlamentare ndërpreu bojkotin dhe formuloi kërkesa më elastike rreth mundësive të realizimit të transparencës. Dhe, ndonëse pritej të kryente këtu vizitën e paralajmëruar Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, përballimi midis forcave kryesore lokale të vendit në sallën e Parlamentit tonë nuk u shoqërua veçse me tone zhurmuese dhe frekuenca kreshpëruese.
Informacionet rreth kësaj gjendjeje shqetësuese e detyruan funksionarin e lartë të Brukselit që të deklaronte ende pa kapërcyer mjediset e aeroportit ‘Nënë Tereza’, pra ende pa vënë këmbë në Tiranën zyrtare, se ishte e domosdoshme që për zgjidhjen e ngërçit duheshin zbatuar dy parime të rëndësishme: respektimi i Kushtetutës dhe kryerja e transparencës. Më pas, në takimin e tij me Berishën, ky i fundit bëri sikur e miratoi me servilizëm të pashoq idenë e mikut të Bashkimit Europian, madje duke shtuar diçka që nënkuptohej dhe dihej fare mirë, se këto dy parime janë të lidhura me njëra–tjetrën. Orët e mëvonshme treguan se pasuesit e Sali Berishës, kur ky fluturoi për në Slloveni, nuk kishin ndërmend të ndryshonin qëndrim, por në unison me porosinë e liderit të tyre t’i përgjigjeshin nevojës së konsensusit me një dredhi të rëndomtë për ’sojin’ e tyre, që e rëndoi situatën edhe më keq, që e thelloi krizën dhe degradoi më tej efektet e saj. Mjetet e përdorura me këtë rast prej maxhorancës parlamentare u prezantuan dukshëm me skena dramatike: nga tonet dhe veprimet e arrogancës së vazhdueshme ndaj opozitës, në një vendim alogjik dhe surrogato jo thjesht ndaj kësaj të fundit, por në kundërshtim me aspiratat e të gjithë shoqërisë shqiptare, duke futur ndërkaq në leksikun e politikës shqiptare edhe një neologjizëm tjetër - surrogancë.
***
çfarë do të thotë në esencë respektim i Kushtetutës për këtë çështje dhe çfarë pengon ky Ligj Themelor për ta realizuar transparencën e proceseve zgjedhore? Mos vallë afirmimi i parimit të ndarjes së pushteteve, që për qeverisjen e pesë viteve të fundit ka mbetur thjesht një shprehje në letër? Dhe, në këtë kuadër, mos vallë vendimi i Kolegjit Zgjedhur të Gjykatës së Apelit, i cili vjet vetëm sa konfirmoi mandatet e deputetëve mbi bazën e vendimeve të deformuara të komisionit Qendror të Zgjedhjeve?
Dihet që gjatë shtjellimit të konceptit të shtetit të së drejtës është theksuar, se ky shtet ndryshe nga ai totalitar është i kufizuar nga e drejta, të cilën ai vet e ka krijuar ose e ka pranuar. Lidhur me këtë është vënë në dukje se të gjitha modalitetet për ndarjen e pushteteve dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre janë vetëm mjete, kurse qëllimi i demokracisë është garantimi i ushtrimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Prandaj, sot në gjitha vendet liberale e demokratike, në mes të të cilave deklarohet edhe Shqipëria, këto të drejta sanksionohen në kushtetuta dhe gjejnë shprehje të qartë në aktet ndërkombëtare me vlerë juridike të nivelit të lartë. Tërësia e akteve të tilla mbulon problemet më thelbësore për të drejtat themelore dhe njëkohësisht siguron mekanizma mbrojtës efektivë të tyre. Sepse, është pranuar tashmë prej të gjitha vendeve demokratike se, shteti i së drejtës mbështetet më së pari te afirmimi i rolit primar të individit në organizimin shoqëror e politik, çka sjell si pasojë instrumentalizimin e shtetit në tërësi dhe të pushteteve në veçanti, në shërbim të lirive individuale dhe subjektivizimin e së drejtës.
Edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që në krerët e parë të saj liston një sërë të drejtash dhe lirish me përemrin ‘themelore’, thelbi i të cilave nuk mund të kufizohet. Gjithashtu, ajo është e para në historinë e kushtetutave shqiptare që ka sanksionuar shprehimisht dinjitetin e njeriut, respektimi i të cilit shërben si pikë referimi dhe bazë interpretimi, pa të cilin ato të drejta nuk mund të gjejnë zbatim. Dhe, një prej këtyre - të listuara në Kushtetutë - është edhe e drejta për të votuar, me disa tipare të qenësishme: vetjake, e barabarte, e lirë dhe e fshehtë. Pra, nuk mund të mos bëhet e qartë se si katandiset dinjiteti i njeriut, nëse atij i ndalohet, veç të tjerash, që të dijë ku vajtur vota e tij?
Po kështu, e drejta themelore për informim, të cilën neni 23 i Kushtetutës e konsideron të garantuar, i vë në detyrim pozitiv organet e pushtetit publik, ku asesi nuk mund të bëjë përjashtim edhe ai legjislativ, për t’u shërbyer shtetasve dhe për të kontribuar në respektimin e lirive dhe të të drejtave të tyre, midis të cilave qëndron dukshëm e drejta për të votuar. Kështu pra, njeriu që është titullari i dinjitetit s’ka pse të heqë dorë prej tij, ashtu sikurse pushteti publik nuk duhet dhe nuk mund ta privojë njeriun nga e drejta për dinjitet dhe personalitet njerëzor.
***
Bazuar edhe në këtë risi të Kushtetutës sonë aktuale, përforcohen më tej format e organizimit të brendshëm të parlamentit, ndër të cilat bëjnë pjesë komisionet parlamentare, duke mos përjashtuar mundësinë e ngritjes së atyre ad hoc. Këto komisione, përveç kompetencës për kontroll ndaj pushtetit ekzekutiv, mund të vishen edhe me tagrin e hetimit për çështje të veçanta, sikurse me atë për kryerje të hetimeve paraprake që mund të çojnë në marrjen si të pandehur titullarë të organeve politike dhe të pushtetit publik.
Madje, sipas zgjerimit të modelit amerikan, në të gjitha vendet e Europës këto komisione kanë karakter teknik dhe të specializuar, duke praktikuar edhe dëgjimin e ekspertëve të jashtëm. Më pas, të dhënat e mundshme të rezultuara për pandehje të kriminalitetit i dërgohen organit të akuzës për të hapur e ndjekur çështjen penale ndaj subjektit përkatës.
Atëherë, përse iu dashka prerë rruga krijimit të një komisioni parlamentar ad hoc sipas kërkesave të opozitës, duke iu drejtuar asaj në Kuvend që, nëse ka ndonjë të dhënë paraprake le t’ia dërgojë atë Prokurorisë dhe jo të kërkojë që të vihen në dispozicion dokumentet që përmbajnë kutitë e votimeve, qofshin edhe të atyre për të cilat nuk ka vendime të Kolegjit Zgjedhor?! Përse një komisioni të tillë do t’i duhej veçse një afat kohor tremujor dhe jo dyvjeçar, siç kërkoi opozita?
është e qartë që kufizime të tilla dhe të tjera do t’u viheshin kërkesave të opozitës për të mos bërë aspak transparencë të procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009-s, për çka kuptohet tashmë qartë se, maxhorancën e përshkojnë ethe të forta nga frika se më së fundmi dhe më së miri, do të konfirmohej plotësisht deligjitimimi i saj dhe i qeverisjes që ajo ka formatuar.
Në këtë situatë konvultive dhe pa krye, opozitës i mbeti e vetmja mënyrë veprimi: të tërhiqej të premten vonë nga kërkesat e saj, derisa në sallën e Kuvendit të Shqipërisë të mbizotëronte arsyeja. Por, këshillat e Komisionerit europian për respektim të Kushtetutës dhe kryerje të transparencës, e detyruan kryetaren e këtij Kuvendi të hidhte menjëherë, nxitimthi, për votim variantin kufizues të maxhorancës që ajo përfaqëson dhe t’u tregonte kështu syve të botës, se për mungesë transparence gjoja nuk ngulmonte maxhoranca, por pikërisht opozita(?!). Ndërkohë që dihet se çdo vendim në plan, në kohë dhe me peshë të tillë mbetet plotësisht i pavlefshëm, nëse për të s’arrihet konsensusi i të dyja krahëve të politikës.
Demagogjia për të mbuluar shkeljet e hapura ndaj Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, e nxiti gjithashtu Topallin që t’i drejtohej të nesërmen (jo ajo drejtpërdrejt) publikut që ndoqi për dy ditë rresht me mërzitje çfarë po ndodhte në seancën e tejzgjatur plenare, për shkaqet që na e paskan nxitur të provokonte një vendim të çuditshëm. Po, të çuditshëm edhe për ata që e njohin prej kohësh stilin pushtetor të kësaj maxhorance dhe të liderit të saj, i cili që nga Brno e Sllovenisë, ku mbahej Konferenca për proceset integruese në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zotohej se do të bëhej transparencë e plotë nëse opozita do të ndryshonte qëndrim dhe do të shprehte vullnet politik (?!). Në një kohë që ai dhe pasuesit e vet i bënin dhe vazhdojnë t’u bëjnë thirrje deputetëve opozitarë që të kthehen në Kuvend (?!). Përsëri, nga arroganca në surrogancë.
***
Të gjithë këta monologë të përsëritur dhe njësoj të përshtatshëm vetëm për vepra dramatike, artikulohen në një kohë kur shqiptarëve u është ngritur mendja që shumë shpejt t’i thërrasë ‘Zona Shengen’ dhe që vendi i tyre të integrohet në Bashkimin Europian. Pikërisht në këtë kohë, në këto ditë, pasazhet e hidhura i konstatuan gjithashtu edhe pjesëtarët e një delegacioni për Ballkanin Perëndimor nga Parlamenti Europian që vizituan Tiranën zyrtare, të cilët u ndjenë këtu, në kundërshtim me atë që pritej, të zhgënjyer nga Shqipëria, nga zhvillimet politike regresive e të vrazhdëta të ndodhura edhe në këtë situatë delikate.
“Pas hyrjes së opozitës në Parlament, shpresa për gjetjen e një zgjidhjeje u shtua, ndërkohë që me keqardhje vëmë re se zgjidhja e shumëpritur ende nuk është gjetur”, – thotë kryesuesi i këtij delegacioni, Eduard Kukan. “Kjo situatë nuk e ndihmon dhe nuk është mirë për imazhin e vendit”, – shton europarlamentarja Tanja Fajon, e cila ka ngritur zërin në mënyrë të përsëritur në Strasburg për marrjen sa më shpejt të një vendimi nga Komisioni Europian, zbatimi i të cilit do të bënte të mundur që Shqipëria, sikurse edhe Bosnja, të mos mbetej më ‘ishull’ i izoluar cepave të peizazheve europerëndimore.
Të vështruara këto zhvillime edhe në një plan të tillë, nuk mund të kritikohet opozita për humbje durimi, për nxitime revoltuese, tek paralajmëron pjesëmarrje të pjesshme apo mungesa të tjera në Kuvend, përderisa ky organ i lartë i pushtetit shtetëror e ka ulur nivelin e tij në zënka banale për hir të qeverisjes me interesa personale. Një organ, punimet e të cilit karakterizohen vazhdimisht, rregullisht nga arroganca dhe surreganca, për të mos lejuar as që të dalë në dritë e vërteta për grabitjen e votave të shtetasve shqiptarë. Të këtyre shtetasve që tentohet edhe t’u shkelet dinjiteti, edhe t’u copëtohet personaliteti.