Kapen 17 kg kanabis do trafikohej ne Mal te Zi
MALESI E MADHE- Rreth 17 kg e 550 gr, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua sot në zonën pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Malësisë së Madhe, në Veri të vendit.
Burime zyrtare nga Komisariati i këtij rrethi bënë të ditur se lënda narkotike është kapur në afërsi të shinave hekurudhore të linjës Shkodër-Podgoricë në afërsi të pikës së kalimit të territorit shqiptar.
Shërbimet e policisë kufitare, pasi kanë konstatuar në këtë zonë lëvizje të dyshimta të disa personave të paidentifikuar, kanë bërë thirrje për t’i ndaluar, kur këta të fundit të favorizuar nga terreni malor janë larguar me shpejtësi, duke braktisur dy thasë.
Gjatë kontrollit u konstatua se në dy thasët e braktisur ndodheshin 16 pako me lëndë narkotike të mbështjella me celefon të tejdukshëm, me peshe gjithsej 17 kg e 550 gr.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale,“Trafikimi i lëndëve narkotike”.
(s.g/BalkanWeb)