28 Nëntori, jo festë zyrtare në Kosovë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë para gazetarëve se Kosova është shtet i pavarur, i cili i feston festat shtetërore, por duke respektuar edhe ato kombëtare. Nëse ky projektligj si i tillë miratohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë nuk është e rregulluar as çështja e Ditës së Dëshmorëve
28 Nëntori nuk do të jetë festë zyrtare për Republikën e Kosovës. Kështu përcaktohet në projektligjin e aprovuar të hënën në Qeveri për festat zyrtare. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë para gazetarëve se Kosova është shtet i pavarur, i cili i feston festat shtetërore, por duke respektuar edhe ato kombëtare. Nëse ky projektligj, si i tillë, miratohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë nuk është e rregulluar as çështja e Ditës së Dëshmorëve. Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kjo ditë do të përcaktohet te festat memoriale me një akt nënligjor. Ky projektligj është hartuar nga qeveria “Çeku” ku hartuesit e këtij projektligji kishin futur 28 Nëntorin si festë zyrtare si dhe 5 Marsin si Ditë të Dëshmorëve. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga ndërkombëtarët dhe projektligji ka mbetur pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtin projektligj, por pa këto dy festa, e ka aprovuar qeveria “Thaçi”.
Reagimi i parë
Ndaj këtij vendimi të Qeverisë, mënjëherë është prononcuar Lëvizja për Bashkim, duke e konsideruar këtë hap si një poshtërim dhe fyerje të ndjenjës kombëtare, si hap kundër historisë dhe ardhmërisë, si hap i radhës drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar. Me këtë rast, kjo parti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë një projektligj të tillë, të cilin kjo parti e cilëson si antishqiptar. Po ashtu, kjo parti i ka bërë thirrje mbarë opinionit shqiptar që, në çfarëdo mënyre qoftë, ta kundërshtojë një projektligj të tillë. Lëvizja për Bashkim do t i përdorë të gjitha mjetet e mundshme për pengimin e miratimit të këtij projektligji, thuhet në një reagim të kësaj partie, të nënshkruar nga kryetari i saj, Avni Klinaku.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008