E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga dilemat e plakjes së popullsisë tek urgjenca e Europës për një “transfuzion gjaku”

çfarë efekti do të ketë ngadalësimi demografik në të ardhmen e Europës? Disa qendra kërkimore, po kërkojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, duke parë sesi përqindjet e lindjeve vazhdojnë të bien në shumë vende dhe se si më krizën ekonomike, gjithashtu ka rënë edhe fluksi migrator dhe se prurjet nuk duken më të mjaftueshme për ta kthyer trendin. Shqetësimi kryesor, sidomos për politikanët është se një subjekt i tillë si Europa, e cila ka vetëm një gjysmë miliardi njerëz, po zhduket në aspektin e ndikimit global përballë gjigantëve si Kina apo India që kanë popullsi secila prej tyre me mbi një miliard njerëz. Popullsia sigurisht ka rëndësinë e saj: një President i cili përfaqëson një miliard njerëz ka një peshë të ndryshme nga një tjetër që paraqet vetëm një pjesë të vogël, për shkak se njerëz të shumtë ushqejnë tregjet dhe konsumin e mallrave, po ashtu vetiu edhe tërheqjen e investimeve. Por është e qartë se vetëm numri i njerëzve nuk është i mjaftueshëm për të bërë një fuqi politike ose ekonomike. Nuk është vetëm një çështje sasiore, por edhe cilësore, që ka lidhje me strukturën demografike, si struktura ekonomike dhe sociale e një vendi. Nga kjo pikëpamje nuk është thjesht një rënie demografike që duhet të na shqetësojë, por plakja progresive e popullsisë. Fuqia e madha e Indisë nuk është vetëm se ka 1 miliard e 180 milionë njerëz, por në faktin se 50% e kësaj popullate është nën 25 vjeç, dhe 65% është nën 35. Në Kinë, mosha mesatare është 34 vjet. Për të bërë krahasim, mosha mesatare në Itali është 43 vjet, në Gjermani 44 dhe Franca, një vend me më të "rinjtë" në Evropë, plot 40 vjeçarë.
Plakja e popullsisë europiane ka jo vetëm - si shpesh dhe me të drejtë vihen në dukje - pasoja të rënda mbi sistemin e pensioneve dhe shpenzimeve shoqërore. Por ka efekte të rëndësishme edhe në anën e produktivitetit, novacionit dhe prodhimit të një vendi. Mbi të gjitha këto çështje është reflektuar shumë pak. Mendohet gjithmonë se çfarë do të thotë që të kesh kaq shumë të vjetër, dhe se çfarë do të thotë, megjithatë, të kesh pak të rinj? Një popullsi më e re do të thotë së pari të kesh një forcë aktive të punës me edukimin dhe aftësi dhe kompetenca të freskëta, moderne. Një djalë i ri 25 vjeç do të ketë një shkollë të freskëta pas shpatullave, di të përdorë çdo teknologji të re, ndërsa një person mbi 45 apo 50 vjet në rastin më të mirë, e me një diplomë të mbi njëzet vjetëve më parë, me shumë mundësi ka mbetur tek një makinë shkrimi Olivetti.
Një djalë i ri nën tridhjetë zakonisht punon orë të gjata dhe me pagat ende jo të fryra nga vitet e vjetërsisë ose të karrierës. Domethënë: prodhon më shumë me kosto më të pakët,dhe ka dëshirë më shumë të ketë sukses, të mësojë, dhe përgjithësisht ndihmon sistemin për të lëvizur më shpejt, për të prodhuar dhe përtërirë me ritme më të larta dhe shpenzime më të ulëta. Kjo është veçanërisht e vërtetë në ekonomitë më dinamike, ku investimet në arsim dhe punë janë më të dobishme. Duke u kthyer në rastin e Indisë, për shembull, jo vetëm popullsia e saj është kryesisht e re, por këto gjeneratat e reja kanë nivele relativisht të larta të arsimit, 100% dinë të flasin rrjedhshëm anglisht, dhe shumë prej tyre janë të diplomuar në sistemin universitar, si profesionistë dhe inxhinierët e brezit të parë, të cilët nuk kanë përvojë pas krahëve dhe asete mbështetëse; kanë çdo gjë për të ndërtuar, për të fituar gjithçka. Me fjalë të tjera: ata kanë etje për të rritur, për të pasur sukses, për t’u përfshirë. Në një Europë, ku klasa e mesme ka shpërthyer dekada më parë, dhe tani, familjet prodhojnë vetëm një fëmijë, brezi i ri ka tendencë që të mbulojë thjesht supet. Sa më shumë europianët e rinj gjenden përballë ekonomive që rriten shumë më ngadalë, aq më shumë perspektivat për rritje ekonomike dhe sociale janë të shpenguara e në terma relative, shumë modeste. Këto janë çështjet për të cilën Europa duhet të reflektojë.
Janë prania, energjia dhe mundësitë e rritjes së brezave të ardhshëm për të bërë një ndryshim real për të ndikuar në të ardhmen globale të një vendi, sepse të rinjtë jo vetëm japin një kontribut kyç për inovacionet teknologjike, por kanë edhe dinamikë kulture. Përveç tendencave të mëdha globale, kufijtë e rinj të artit, shkencës dhe madje edhe të kulturës në masë kanë më shumë gjasa të vijnë nga artistët e rinj, shkencëtarët e rinj dhe në përgjithësi nga brezave të rinjsh të etur për t’u rritur, sesa pesëdhjetë e gjashtëdhjetë vjeçarë të afirmuar.
çështja demografike në Europë është sigurisht një problem që duhet trajtuar pa vonesa të mëtejshme, por para se të mendojmë rreth asaj se si të rrisim numrin absolut të europianëve, duke shpresuar në mënyrë pak “naive” se rritja e madhësisë së popullsisë rrit peshën politike globale, “Europa duhet të përqendrohet në krijimin e një realiteti ekonomik e social më fluide, më dinamik dhe tërheqës për të rinjtë e të gjithë botës, me më pak burokraci, më shumë motivim për aktivitete produktive, të inovacionit dhe sipërmarrjes së lirë. Pra, të përpiqemi ta bëjmë kontinentin e Vjetër një vend për të rinjtë, që të gjenerojë rritje sociale e kulturore që janë një parakusht për ndikimin e vërtetë global.
Aneksi i shifrave/Pas publikimit të raportit të Eurostat-it, gazeta franceze “Le Monde” fiksoi një tablo të përzier të gjendjes së Bashkimit Europian. Popullsia e përgjithshme e BE-së arriti në 501 milionë banorë, me 1 milion e 400 mijë më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, disa vende të tilla si Lituania, Letonia dhe Bullgaria kanë humbur 3 përqind të banorëve rezidentë, ndërsa të tjerë si Britania, Suedia dhe Belgjika janë rritur me mbi 10 përqind. Dallimet janë për shkak të kursit të lindjes, të fortë në Europën veriore dhe perëndimore (Irlanda, Britania, Franca) dhe dobët në Jug dhe në Lindje (Gjermani, Bullgari, Hungari). Norma mesatare e BE-së për fertilitetin e regjistruar në 2008 është vetëm 1,6 fëmijë për çdo grua.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›