E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga e hena "Stop" duhanit ne bare dhe ambiente publike Sonila Isaku

Jo duhan ne ambientet publike, duke filluar nga institucionet e deri tek ato private, ashtu sikurse e ka parashikuar ligji. Te henen, pronaret e lokaleve apo bareve, por edhe te ambienteve te tjera publike nuk do te tolerohen nga task-forca e ngritur nga Ministria e Shendetesise, per zbatimin e ligjit antiduhan. Tashme, kjo task-force, ka filluar punen me sensibilizimin e bareve dhe restoranteve per zbatimin e ligjit antiduhan, i cili e ndalon pirjen e tij ne ambiente publike. Inspektoret jane shperndare ne cdo qetet per te informuar se nga 1 shtatori nuk do te kete me tolerim per shkelesit e ligjit. Drejtori i Pergjithshem i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, shprehet se tashme nuk do te kete me telefonata "miqsh" per te hequr gjoben e vendosur nga task-force. "Jemi shume te vendosur te kerkojme zbatimin dhe vetem zbatimin e ligjit. Ju lutem te gjithe qytetareve, pronareve, drejtuesve te institucioneve qe te respektojne ligjin. Gjoba nuk eshte qellim ne vetvete, gjoba vjen ne zbatim te ligjit dhe gjobat kete radhe nuk do te kene 'mik' prapa. Nuk do te kete telefonata qe do te mundesojne anulimin e nje gjobe", - thote Pipero. Ky i fundit u kerkon qytetareve te respektojne ligjin duke vendosur tabelat antiduhan, duke larguar tavllat nga tavolinat, si dhe duke mos lejuar askend te perdore duhan ne ambientet qe administrojne. Sipas Piperos, task-forca e ngritur nga Ministria e Shendetesise do te beje koordinimin, pasi jane disa grupe qe do te funksionojne per respektimin e ligjit. "Gjoba do te vihen per ata qe e thyejne ligjit. Ne do te kerkojme zbatimin e ligjit. Standardi yne do te jene sa lokale, sa institucione zbatojne ligjin. Ka perfunduar ngritja e grupeve respektive te task-forces ne te 12 rajonet e vendit. Diten e hene nis puna ne zbatim te ligjit kunder duhanit", - tha Pipero. Sipas ligjit, cdo bar apo restorant, qe ne mjediset e tij do te kete kliente qe konsumojne duhan ne mjedise te brendshme do te ndeshkohen konform ligjit me gjobe, e cila eshte 50 mije leke. Drejtuesit e task-forces po kryejne takime dhe trajnime me te gjithe inspektoret sanitare ne rrethe, te cilet do te monitorojne zbatimin e ligjit ne qytetin e tyre. Ligji Antiduhan nisi te zbatohej edhe nje vit me pare, madje shume pronare lokalesh u ndergjegjesuan me gjoba apo jo, dhe nisen te mos lejonin duhanin ne ambiente te mbyllura, por kjo zgjati vetem per tre muaj duke bere qe duhani te lejohej serish ne ambientet e mbyllura. Nderkohe qe ligji antiduhan eshte miratuar me 26 maj te vitit 2007 dhe deri me tani nuk ka gjetur zbatim ashtu sic duhet, duket cuar edhe dy here ne amendim te tij, per te percaktuar kushtet dhe vjeljet e gjobave.

OBSH kritikoi Shqiperine per konsumin e duhanit

Organizata Boterore e Shendetesise kritikoi kohe me pare Shqiperine per nivelin e larte duhanpires dhe moszbatimin e ligjit. Drejtorja e OBSH-se per Europen Juglindore se ligji kunder duhanit i miratuar qe ne vitin 2006 nuk po zbatohet si ne ambientet publike edhe ashtu ato te tjera. Moszbatimi i ligjit te duhanit eshte kritikuar edhe nga Kryeministri, ndersa theksoi pak kohe me pare se duhet te jete Ministria e Shendetesise ajo qe duhet te nise me rigorozitet zbatimin e ligjit. Sipas studimeve te publikuara gjate konferences per politikat shendetesore, rezulton se mbi 30 per qind e te rriturve ne Shqiperi jane duhanpires, rreth 200 mije gra pine rregullisht duhanin, ndersa humbin jeten prej tij cdo vit 3300 persona. Duhanpiresit me te medhenj jane te varfrit dhe burrat ne zonat malore. Nderkohe qe vitet e fundit eshte vene re nje tjeter tendence ajo e pirjes se duhanit nga femrat dhe lenia e tij nga burrat, te cilet kane nisur te ndiejne pasojat ne shendet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›